Sunday, February 5th, 2012

Josa: Ky Shkumbin synon Europën

Published on August 19, 2010 by   ·   No Comments

Trajneri Mirel Josa tregon objektivin më minimal të ekipit peqinas

Për trajnerin Mirel Josa tashmë gjithçka është e qartë. Ai mendon se Shkumbini që drejton është i përgatiur jo vetëm për premierën, por për të gjithë kampionatin. I vetmi qëllim i tij është që çdo ndeshje duhet parë dhe vlerësuar si ndeshje të radhës. Në një intervistë të tij, trajneri Josa tregon edhe objektivin real të Shkumbinit, Kupat e Europës, si një objektiv që mund dhe duhet të kapet.

- Mendimi juaj për fazën përgatitore që sapo mbyllët?
- Jam i kënaqur me ekipin, sidomos në Maqedoni. Kemi punuar me ritmin e duhur, në veçanti në aspektin fizik, tepër të rëndësishëm për vazhdimësinë e ekipit në një periudhë të gjatë të kampionatit. Fakti që kemi pasur vetëm disa dëmtime të vogla, është një shenjë e mirë.

- Po për merkaton që bëri Shkumbini?
- Mendoj se kemi bërë disa përforcime të rëndësishme, duke afruar lojtarë të cilët e njohin edhe kampionatin tonë mirë. Këta lojtarë mendoj se do të jenë një forcë më shumë për të mbajtur edhe trysninë që do të ketë mbi ekipin tonë nga ekipe të tjera, si dhe nga faktorë të tjerë dytësorë.

- Premiera luhet në Tiranë. Ka ndonjë problem për ju?
- Nuk ka asnjë problem për mua se ku do të zhvillohet takimi. Do të kërkoja që takimi i parë të luhej në Peqin për të pasur nga afër edhe mbështetjen e tifozëve tanë, të cilët janë një mbështetës i fuqishëm i ekipit. Mirëpo kjo nuk do të ketë asnjë problem për ne, pasi synimi ynë është të vlerësojmë çdo ndeshje në cilëndo fushë të luhet ajo.


- Si e vlerësoni Kastriotin?

- Do të jetë ndeshja e parë e kampionatit dhe duhet t’ju them se ajo që më intereson më së shumti është rezultati i takimit. Eshtë fillimi dhe nuk mendoj se ekipi do të shpaloset në maksimumin e vet, ndaj nuk them se do të jetë një lojë shumë e bukur, por do të më kënaqnin tri pikët.

- Objektivi i Shkumbinit në sezonin e ri?
- Do të synojmë Kupat e Europës. Por nuk mund t’ju them se do të arrijmë të marrim ndonjë trofe, apo do ta arrijmë këtë nëpërmjet një vendi që na dërgon në to, por mbetemi në synimin se me këtë ekip do të synojmë Kupat e Europës. Nuk e shoh këtë çështje thjesht me optimizëm, sepse ekipi im do të flasë me punë dhe me vepra në fushën e blertë.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • interviste me mirel josa
  • shkumbin ks

Tags: , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics