Friday, May 18th, 2012

Josa: Shkumbini do të jetë konkurrues

Published on August 1, 2010 by   ·   No Comments

Trajneri i Shkumbinit Mirel Josa tregon pasazhet e fazës përgatitore dhe objektivat e së ardhmes

- Cili është mendimi juaj për përgatitoren e deritanishme?

- Së pari, gjej rastin të përgëzoj dhe falenderoj drejtuesit e Shkumbinit për kushtet e punës që na janë ofruar. Kjo është një shtysë shumë e rëndësishme për të punuar edhe më me përkushtim. Padyshim që në momentin e vendosjes sonë në Maqedoni, kemi patur një plan pune, të cilin kemi kërkuar ta realizojmë në maksimumin e vet. Pjesa më e rëndësishme padyshim që është ngarkesa fizike që na duhet të përcojmë tek lojtarët tanë, tepër e rëndëshime kjo për pjesën e kampionatit. Ndërsa ndeshjet miqësore na kanë shërbyer për njohjen e bagazhin teknik, pozicionimit dhe vlerave të cdo lojtari për rolin që mbulojnë.

- Keni zhvilluar disa takime të rëndëishme miqësore. Sa i vlerësoni ato?

- T�iu them të vërtetën, unë mendoj pak për to në vlerësim. Janë ndeshje miqësore dhe me to mund të shoh disi lojtarët, por asnjëherë kjo nuk më bën euforik për të treguar forcë të ekipit apo dicka të tillë. Rezultatin as që e kam cuar ndërmend dhe për mua nuk ka patur aspak rëndësi duke qenë gjithnjë në kuadrin e miqësoreve me rëndësi vetëm për të parë gjendjen e lojtarëve herë pas here.

- Keni lëvizur në rezidenca. Ndonjë ndryshim të kursit të stërvitjes?

- Sic ju thashë, që kemi patur si në rezidencën e parë edhe tashmë këtu në Strugë kushte shumë të mira për të punuar. Lëvizja ka qenë thjesht një tërheqje mjedisi, pasi këtu temperaturat janë pak më të përshtatshme dhe të favorshme, por kjo nuk ka të bëjë aspak me ndryshimin e punës sonë. Edhe këto ditë që na kanë mbetur do t�i shfrytëzojmë në maksimum, pa e ulur aspak tempin e punës sonë deri pak para nisjes për kthimin tonë në Peqin. Na duhet të përmirësohemi edhe më tej, ndaj na duhet të punojmë pa nënvleftësuar asnjë moment që kemi në dispozicion.

- A mund të bëni ndonjë vlerësim për lojtarët tuaj?

- Sic ju thashë, në ekip ka lojtarë cilësorë, por edhe disa lojtarë të tjerë për të cilët jam duke vazhduar t�i kem nën vëzhgim të vazhdueshëm. Ndoshta edhe për një javë mund të them më me përgjegjësi nëse të gjithë lojtarët janë tërësisht të dobishëm për ekipin dhe nëse do të jenë apo jo pjesë e ekipit tonë. Ka ende kohë për të caktuar përfundimisht grupin e Shkumbinit të sezonit të ri.

- A jeni të kompletuar me ardhjen edhe të Arapit dhe Veliajt?

- Mendoj se ekipi ka elementë të mirë dhe cilësorë, të cilët janë të dobishëm për ekipin. Megjithatë, mund të them se edhe dy përforcime të tjera mund të na shërbenin në ekip. Nuk kam shumë dëshirë të them se në cilin repart, por ajo që dua t�iu shpreh është dëshira për të patur edhe dy përforcime të tjera. Megjithatë, mund të them se edhe me këta lojtarë, ekipi tashmë e ka një fizionomi të mirë e të kompletuar për një paraqitje sa më dinjitoze në kompeticionet e këtij sezoni.

sportekspres

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • sport ekspres
  • ndeshje live
  • liga
  • trajneri i ks shkumbini
  • Mirel josa

Tags: ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish