Friday, May 18th, 2012

Josa: Shkumbini të përqendrohet edhe në miqësore

Published on August 2, 2010 by   ·   No Comments

Të shtunën Shkumbini u ndesh me Flamurtarin në Ohër të Maqedonisë, ku të dy këto ekipe vijojnë fazën përgatitore. Gjithçka u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që për peqinasit e trajnerit Josa ka qenë miqësorja e parë me një ekip të nivelit të vetë. Më parë janë arritur tri fitore radhazi me rezultate të thella, deri tenistike, por me kundërshtarë inferiorë, ekipe të kategorisë së dytë maqedonase. Sipas tiranasit të stolit bardhekaltër, rezultati i ndeshjes me vlonjatët ishte i drejtë. Ai pranon se u bënë edhe gabime: “Ishte një takim miqësor, që na vlejti, por do të thosha se nuk ishte koha për kundërshtarë kaq të fortë. Megjithatë, jam i kënaqur me gjendjen fizike të lojtarëve. U bënë disa gabime në pasime dhe mendoj se problemi ynë më i madh është se, kur jemi në zotërim të topit, bëjmë veprime të ndërlikuara, ndërkohë që mund ta zgjidhen fare thjeshtë situatën. Gjithsesi, skuadra ka përmirësime të dukshme në harmonizimin e veprimeve sulmuese dhe mbrojtëse,” – tha nëpërmjet linjës telefonike nga Struga trajneri Josa. Ai kërkon që edhe në miqësore ekipi i tij të ruajë përqendrimin dhe të vlerësojë kundërshtarin. “Shkumbini duhet të tregojë karakter në çdo ndeshje, qoftë edhe miqësore. Duhet të luajë gjithnjë për të fituar. Do të kemi edhe miqësore të tjera deri në fillim të kampionatit, ku do të dalë në pah karakteri i skuadrës, që është edhe në traditën e Shkumbinit,” – theksoi në fund trajneri Mirel Josa.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • mirel josa

Tags: , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish