Friday, May 18th, 2012

Jumiç: Do të shënoj dy gola me Bylisin

Published on August 15, 2010 by   ·   No Comments

Zv/trajneri Plori do ta çojë në Kishën e Laçit sulmuesin kroat për t’i hequr tersin

Ka ardhur para dy javësh te Vllaznia dhe është konsideruar një nga blerjet më të rëndësishme të saj. Luan në repartin e sulmit dhe prej tij natyrisht që priten shumë gola. Danijel Jumiç megjithatë deri më tani nuk ka një raport të mirë me golin. Të paktën sa i takon këtij pragsezoni, që ai është pjesë e skuadrës shkodrane. Ka luajtur në gjashtë ndeshje miqësore në Zllatibor të Serbisë dhe ka tundur… plot 8 herë shtyllat e portave kundërshtare. Rrjetat asnjëherë. Eshtë vërtet e çuditshme, por ja që kështu ka ndodhur, teksa sulmuesi kroat është mjaft i befasuar nga ajo çfarë ka ndodhur. “Nuk arrij ta kuptoj dhe ta shpjegoj atë çfarë më ka ndodhur gjatë qëndrimit në Serbi. Kam qenë disa herë pranë golit, topi godiste edhe shtyllat dhe në portë nuk përfundonte.

Një situatë që vërtet më mërziti pak, por besoj se gjërat do të rregullohen dhe nuk do të mungojnë golat,” ka thënë kroati 24-vjeçar. Shokët e skuadrës kanë filluar ta ngacmojnë jo pak atë, teksa goli i është kthyer vërtet në një makth. Në ndeshjen e fundit miqësore që Vllaznia zhvilloi në përgatitoren serbe, pikërisht atë me Çaçakun, Jumiç ka goditur dy herë shtyllat. Kur ka ndodhur edhe herë e dytë, kroati shtatlartë është ulur me gjunjë në fushë dhe ka bërë disa herë shenjën e kryqit, si për të dashur t’i lutet Zotit për t’i hequr tersin. Edhe pjesëtarët e stafit drejtues të Vllaznisë janë të çuditur me atë që po i ndodh sulmuesit të tyre. Zv/trajneri Plori duket se ka marrë përsipër të bëjë një veprim me lojtarin, në mënyrë që ai të zhbllokohet.

“Duke parë atë që po ndodh me Danijelin, i kam premtuar atij se do ta çoj në një vend të shenjtë për t’u lutur, pikërisht në Kishën e Laçit. Mbase pas kësaj, do të vijnë edhe golat për të, sepse për momentin është abonuar vetëm me shtyllat,” ka thënë numri 2 i stolit shkodran. Mungesa e golit për Jumiçin ka ndikuar te rezultatet e skuadrës në miqësoret e zhvilluara në Zllatibor dhe, mbase prej kësaj, drejtuesit e klubit, duke parë që skuadra nuk po shënonte, nisën kërkimet për një tjetër sulmues në merkato. Megjithatë, Jumiç premton se golat do t’i realizojë.

Vetë futbollisti duket se ka ardhur gradualisht në formën e tij më të mirë. Ai e ka rritur ndjeshëm lojën dhe tashmë priten vetëm golat. Për “Sportin shqiptar”, shtatlarti i ardhur nga kampionati sllovak, bën premtimin e radhës: “Nuk kam shënuar në ndeshjet miqësore, por do ta bëj në ndeshjet e kampionatit. Në ndeshjen e parë me Bylisin do të shënoj jo një, por dy gola. Mbani shënim, ky është “basti” im”.

Edhe mund të ndodhë kështu, sepse Jumiç ka premtuar 15 gola ditën e prezantimit me fanellën kuqeblu. Nëse ai i bën 15, Sinani sigurisht që do të ketë edhe ai “bastin” e tij, po ashtu edhe Nimani, Kaçi e ndonjë tjetër. Çka do të thotë se Vllaznisë në kampionat nuk do t’i mungojnë golat, ashtu si në ndeshjet
miqësore.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • ndeshje live
  • www ks shkumbini com

Tags: , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish