JurgenVogli, një zbulim te peqinasit për mbrojtjen

JurgenVogli, një zbulim te peqinasit për mbrojtjen

JurgenVogli, një zbulim te peqinasit për mbrojtjen

No Comments on JurgenVogli, një zbulim te peqinasit për mbrojtjen

jurgen vogli shkumbiniShkumbini në dy sezonet e fundit ka ndjekur një strategji të re. Në përbërje të ekipit janë afruar dhe aktivizuar një numër i madh futbollistësh të rinj vendës, të cilët kanë dalë nga ekipet zinxhir. Një prej tyre është edhe mbrojtësi shtatlartë Jurgen Vogli, i cili gjatë këtij sezoni ka qenë thuajse një titullar i pazëvendësueshëm i formacionit bardhekaltër. Në fillim ish-trajneri Gugash Magani, por edhe trajneri aktual, Kristaq Mile, i kanë besuar Voglit detyrën e qendërmbrojtësit, të cilën ai sipas specialistëve e ka kryer me sukses. Vetë futbollisti i ri peqinas e përkufizon paraqitjen e vet me atë çka ai tregon gjatë seancave stërvitore. “Në radhë të parë, më duhet të them se ndihem vërtet i kënaqur me vlerësimin dhe besimin që më kanë dhënë të dy trajnerët e skuadrës gjatë këtij sezoni dhe sigurisht falë udhëzimeve të tyre, unë mundohem që gjithmonë të bëj diçka më mirë në fushën e lojës. Gjatë këtij sezoni, jemi munduar të zhvillojmë një futboll korrekt dhe të denjë, pavarësisht se jo në të gjitha rastet kemi arritur të marrim atë që meritonim. Kjo mendoj se ka ardhur edhe për shkak të mungesës së eksperiencës, por në disa raste edhe fati ka qenë kundër. Sigurisht që duke parë renditjen nuk mund të jemi të kënaqur me paraqitjen tonë, ndaj në fazën e dytë duhet të ndryshojmë modul loje për të qenë sa më racionalë në fushë. Pa dyshim që duke afruar ndonjë lojtar cilësor, skuadra jonë do të kompletohej dhe do ta kishte më të lehtë realizimin e objektivit, që është mbijetesa në Superiore”, – ka përfunduar Vogli.
Fatmir Ahmeti

About the author:

Leave a comment

Back to Top