K. Mile: Të rinjtë peqinas të mos kënaqen me pak

K. Mile: Të rinjtë peqinas të mos kënaqen me pak

K. Mile: Të rinjtë peqinas të mos kënaqen me pak

No Comments on K. Mile: Të rinjtë peqinas të mos kënaqen me pak

Shkumbini nuk shkoi më shumë se barazimi në takimin e fundit që luajti në Peqin, duke pasur përballë ekipin e Laçit.  Dy barazimet e marra në transfertë në 2 ndeshjet e fundit, krijuan idenë që Shkumbini edhe përballë Laçit në fushën e vet do të tregonte të njëjtat vlera, për t’ju gëzuar në fund fitores. Kjo nuk ndodhi për dobësitë që shfaqi ekipi vendës në këtë 90-minutësh, pa mohuar meritën e kundërshtarit.

U pa qartë që në fillim që të besuarit e Miles në ndeshjen me Laçin u futën në fushë me një besim të tepruar, duke e menduar të fituar takimin përpara kohe. Trajneri Mile nuk e fshehu pakënaqësinë për lojën që zhvilloi ekipi tij, sepse me të drejtë ai priste më shumë nga ekipi që drejton. Beratasi që drejton Shkumbinin pranon që të dielën përballë Laçit ekipi i tij ka qenë larg asaj që pritej, duke treguar shenja vetëkënaqësie e sigurie të tepruar nga futbollistë të veçantë.

“Nuk jam i kënaqur nga ekipi dhe loja që zhvilloi dhe për mua ishte ndeshja më e dobët në këtë kampionat. Kjo mund të ketë ardhur nga ndonjë nënvlerësim apo ndjenjë vetëkënaqësie pas barazimit që morëm me Pogradecin. Mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë, sepse loja ishte e hapur për të dy ekipet dhe, po të nisesh nga rastet e krijuara, mund të kishim fituar ne, por edhe mund të ishim ndëshkuar e të fitonte Laçi.

Në këtë ndeshje luajtëm me disa mungesa, duke u bazuar te futbollistët e rinj, që janë me të ardhme, por duhet të punojnë edhe më shumë për ta merituar vendin në formacion. Këta janë djem të rinj dhe duhet të rriten nga java në javë dhe jo të kënaqen me pak. Duhet pranuar që në momente të veçanta ekipi prodhoi lojë, por nuk pati vazhdimësi, duke luajtur me hope, gjë që është e papranueshme,” – deklaron trajneri Kristaq Mile, i cili ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës me Kamzën.

 

About the author:

Leave a comment

Back to Top