Kaçuli, një elbasanas jep shpresë për Shkumbinin

Kaçuli, një elbasanas jep shpresë për Shkumbinin

No Comments on Kaçuli, një elbasanas jep shpresë për Shkumbinin

Mbrojtësit elbasanas i Shkumbinit, Ganiol Kaçuli, në një bisedë për “Panorama Sport” është shprehur se kjo periudhë do t’i shërbejë skuadrës për të reflektuar mbi dy humbjet e pësuara në kampionat. “Pavarësisht se në dy ndeshjet e para përballë Teutës e Tiranës jemi mundur, edhe pse ndoshta meritonim të merrnim diçka më shumë, duhet thënë se kemi pasur edhe fatin kundër. Personalisht në ndeshjen e parë nuk jam aktivizuar, ndërsa në Tiranë kam luajtur në formacionin titullar dhe jam munduar që të jap maksimumin. Në fakt, në pjesën e dytë ndaj bardhebluve patëm shansin të barazonim rezultatin me anë të sulmuesit Dervishi, por siç e thashë edhe më lart kemi qenë edhe të pafat”. Duke vijuar më tej, mbrojtësi i krahut të majtë vlerëson punën që po bëhet aktualisht nën drejtimin e trajnerit Magani. “Këtë periudhë do ta konsideroja si një minifazë përgatitore, pasi trajneri Magani po punon në çdo aspekt me ne. Paralelisht me stërvitjen, tekniku përpiqet të na instalojë mentalitetin e fituesit, në mënyrë që të futemi në fushë më të karikuar dhe të bindur për të arritur rezultate pozitive. Jam i bindur se në ndeshjen e radhës përballë Besës nuk do të zhgënjejmë dhe do të arrijmë fitoren e parë në kampionat”.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top