Kafazi: Sezonin tjetër prisni shpërthimin tim

Kafazi: Sezonin tjetër prisni shpërthimin tim

No Comments on Kafazi: Sezonin tjetër prisni shpërthimin tim

Mesfushori peqinas, Ervis Kafazi, ishte një prej futbollistëve bazë të formacionit të Shkumbinit gjatë këtij sezoni që sapo u mbyll. Kafazi tregon se ky sezon ishte me luhatje për të, por premton se në kampionatin e ardhshëm ai do të tregojë vlerat e tij të vërteta. “Kampionati që sapo u mbyll është konsideruar i suksesshëm për ne, pasi arritëm që të siguronim mbijetesën mes ekipeve elitare. Ndërsa në aspektin personal unë nuk jam fort i kënaqur, sepse e di që mund të bëja një paraqitje më të mirë. Sigurisht, dëmtimi në dorë që në ndeshjen e parë të sezonit ka pasur shumë ndikim në rendimentin tim në fushë, pasi me gjithë dëshirën për të dhënë maksimumin jam detyruar edhe që të ruhem në njëfarë mënyre. Gjithsesi, falë këmbënguljes që më karakterizon arrita të jem në fushë në kohë rekord, duke fituar sërish besimin e trajnerit Mile”, – shprehet Kafazi. Mesfushori peqinas deklaron se në sezonin e ardhshëm ai do të tregojë vlerat e tij të vërteta me Shkumbinin. “Të luash për ngjyrat e qytetit tënd për mua është një kënaqësi, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi mjaft e madhe. Nisur nga kjo, unë premtoj se do të jem besnik ndaj skuadrës sime dhe të jeni të bindur se në sezonin e ri do të shihni një paraqitje krejt ndryshe, pra më të mirë se ajo që kam bërë gjatë këtij kampionati ku unë jam ndikuar edhe nga dëmtimi. Jam i lumtur që drejtuesit e klubit kërkojnë të ruhet grupi i plotë i Shkumbinit”, – përfundoi Kafazi.
F.Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top