Ks Shkumbini Peqin
Gjithcka mbi KS Shkumbinin
PortaliForumiCalendarGalleryFAQKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Lushnja nė Superligė, Kastrioti njė kat mė poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
polskaALB
Admin
Admin


Gender:Male
Age : 22
Anėtarėsuar : 26 Jun 2007
Mesazhe : 484
Vendndodhja : Warsaw / Poland
Profesioni : Studenti
Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)

MesazhTitulli: Lushnja nė Superligė, Kastrioti njė kat mė poshtė   Sun May 25 2008, 22:00

Lushnja nė Superligė, Kastrioti njė kat mė poshtė
Pas njė penalltie tė humbur nga Bubeqi nė minutėn e 71-tė, e njė barazimi pa gola gjatė 120 minutave, Lushnja ia doli tė mposhtė 4-2 Kastriotin nga gjuajtjet e penalltive, duke fituar me meritė njė vend nė Kategorinė Superiore nė kampionatin e 70-tė jubilar.

Kastrioti, qė vitin e ardhshėm do tė luajė njė kategori mė poshtė, e nisi takimin si favorit prodhoi shumė pak nė fushė, dhe i vetmi moment i rėndėsishėm pėr djemtė (e lodhur) tė Ramadan Ndreut ishte pritja e penalltisė nga portieri Arjon Mustafa tė ekzekutuar keq nga Dorian Bubeqi.

Tre ndėrrime tė shpejta pėr krutanėt, dy nga kėto nė pjesėn e parė, dhanė imazhin e njė skuadre pa forcė, aq sa Erion Rizvanolli, sulmuesi kryesor i Kastriotit ishte hija e vetvetes.

Pėrkundrazi, verdhjeshilėt e Artan Banos tė udhėhequr nė fushė nga dy kapitenė njėherėsh, Hasalla me shiritin nė krahė e veterani Elezi me udhėzimet e tij, ishin zot tė fushės, duke rrezikuar nė mėnyrė tė vazhdueshme portėn e Kastriotit.

Nėntėdhjetė minutat e kohės sė rregullt u mbyllėn pa gola, dhe po tė tilla edhe 30 minutat shtesė. Trajneri i Kastriotit besoi shumė tė mrekullia e portierit Mustafa, por tė tijtė gabuan dy herė kundrejt “snajperėve” lushnjarė.

Nigeriani Osui dhe gjirokastriti Braho gabuan dy penalltitė e para pėr Kastriotin, teksa Xhafa e Canka u treguan tė pamėshirshėm, duke i dhuruar njė avantazh 2-0 qysh nė dy seritė e para tė penalltive. Brahja e Gallo realizojnė pėr Kastriotin, por Bubeqi nuk gabon pėr herė tė dytė, ndėrsa Gersi Arbėri, e ēon nė 4-2 dhe vulos rikthimin pas dy sezonesh mungesė tė Lushnjės nė Superligė.

Kastrioti do tė luajė sezonin e ardhshėm nė Kategorinė e Parė, duke i bėrė shoqėri Besėlidhjes e Skėnderbeut, dy skuadrave tė tjera tė Superligės nė sezonin 2007-2008 qė ranė njė kategori mė poshtė.

Tė shtunėn, Teuta mbijetoi pas 120 minutave tė ēmendura, teksa fitoi 2-1 me Burrelin nė “Qemal Stafa”, falė golave tė Dushkut (7’) dhe penalltisė sė Bledar Hodos (114’), kundrejt njė goli tė Xhixhės sė Burrelit nė minutėn e 93-tė tė kohės sė rregullt.

Kėshtu, panorama e Kategorisė Superiore pėr sezonin e ardhshėm do tė jetė kjo: Dinamo (kampione nė fuqi), Partizani, Besa, Elbasani, Shkumbini, Tirana, Vllaznia (fituese e Kupės), Flamurtari, Teuta, Bylis, Apolonia e Lushnja.

PLAY-OUT PĖR KATEGORINĖ SUPERIORE

Kastrioti-Lushnja 0-0

Me penallti Lushnja fiton 4-2

E diel, 25 maj 2008

Stadiumi Kombėtar “Qemal Stafa”

Gjyqtar: Albano Janku

Penalltitė

KASTRIOTI

Osui (jo)

Braho (jo)

Brahja (po)

Gallo (po)



LUSHNJA

Xhafa (po)

Canka (po)

Bubeqi (po)

G.Arbri(po)
_________________
Mbrapsht nė krye Goto down

Lushnja nė Superligė, Kastrioti njė kat mė poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ks Shkumbini Peqin :: Futbolli Shqiptar :: Kampionati shqiptar i futbollit dhe kupa e Shqiperise-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės