Kërkohet një donator, Shkumbini s’gjen qetësi

Kërkohet një donator, Shkumbini s’gjen qetësi

No Comments on Kërkohet një donator, Shkumbini s’gjen qetësi

Shkumbini ka mbyllur një sezon mjaft të vështirë, por të suksesshëm. Kjo pasi deri në fund të kampionatit ka luftuar për të shmangur zonën e rënies nga kategoria, duke ia ka dalë mbanë vetëm në ndeshjen e fundit. Duhet pranuar se gjatë gjithë sezonit futbollistik, bardhekaltrit kanë vuajtur mungesën e një presidenti, duke qenë vetëm nën mbështetjen e bashkisë së Peqinit, që është edhe pronarja e vetme e klubit. Gjithashtu, ata kanë pasur mbështetjen edhe të donatorit Dashnor Sula. Ky i fundit, megjithëse është përpjekur të afrojë ndonjë sponsor të fuqishëm, nuk ka mundur dot. Nga ana tjetër, edhe bashkia pasi e ka kthyer skuadrën në shoqëri aksionere ka qenë e hapur për të bashkëpunuar me donatorë të ndryshëm, por deri më tani askush nuk ka shfaqur një interes të veçantë në këtë drejtim. Në këto kushte, gjatë verës detyra e tyre është përqendruar pikërisht në gjetjen e një emri për postin e presidentit, apo qoftë edhe të donatorëve, të cilët mund të kontribuojnë për Shkumbinin.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top