Sunday, February 5th, 2012

Klubet: Arsen Hoxha, shef i gjyqtarëve!

Published on July 31, 2010 by   ·   No Comments

Pritet vetëm vendimi i KE së për të miratuar si shef të gjyqtarëve ish ndërkombëtarin e njohur Hoxha

Eshtë konfirmuar dje ajo që lakohej prej ditësh sa i përket emrit të dizenjatorit të gjyqtarëve shqiptarë të futbollit. Ai është një nga figurat më të njohura të gjykimit në Shqipëri dhe jo vetëm, pikërisht ish gjyqtari ndërkombëtar Arsen Hoxha. Dje, klubet kanë miratuar propozimin e bërë nga kryetari i komisionit të klubeve pranë FSHF së, Koço Kokëdhima, i cili ka bërë të mundur të bindë Hoxhën për t’u kthyer nga Amerika për në Shqipëri, duke i kthyer pasionit të tij të vjetër, gjykimit, por kësaj radhe si drejtues i gjyqtarëve.

Tetë kanë qenë klubet pjesëmarrëse në mbledhjen e djeshme, duke qenë dakord me emrin e propozuar. Eshtë menduar pikërisht Arsen Hoxha dhe ka qenë zgjedhja më ideale nga kandidaturat e mundshme. Themi ideale për disa arsye. Së pari, Hoxha është një figurë e besuar në gjykim, duke u vlerësuar edhe jashtë vendit.

Së dyti, ai nuk ka qenë asnjëherë deri tani i përfshirë në kampionatin tonë, qysh nga koha e lënies së gjykimit dhe, si i tillë, ai ka qenë larg kompromiseve të mundshme, apo paragjykimeve. Kujtojmë që ai jeton në SHBA dhe ka lënë këtë vend për të ardhur për bërë një ndër punët më të vështira, kjo e lidhur me pasionin që ka ai për këtë punë.

Ka ndikuar jo pak edhe Zoti Kokëdhima, duke e bindur atë të rikthehet në Shqipëri, me qëllimin e vetëm, për t’i dhënë besimin e humbur gjykimit të Shqipëri, jo pak i përfolur nga viti në vit, madje është quajtur një nga sëmundjet e futbollit shqiptar. Pritet miratimi i klubeve të gjejë edhe miratimin e komitetit ekzekutiv dhe nuk ka arsye të ndodhë ndryshe, pasi Arsen Hoxha figura më e mirë e mundshme për të bërë dizenjatorin e gjyqtarëve.

Dizenjatori i ri do të merret vetëm me caktimin e gjyqtarëve, pasi një tjetër komision do të ngrihet për vlerësimin dhe masat që do të merren ndaj gjyqtarëve. Ashtu siç është deklaruar më parë, shpërblimi për gjyqtarët do të rritet në mënyrë të ndjeshme, deri në trefishim të pagesës aktuale.

Kjo për të parandaluar sa më shumë korruptimin e tyre. Nëse do të vihen re raste të tilla, këta gjyqtarë do të penalizohen me pezullime të gjata dhe deri në përjashtime nga gjykimi, nëse rastet janë flagrante. Të paktën nga puna e nisur, duket një erë e re në gjykimin, një nga problemet më shqetësuese të futbollit shqiptar, krahas morisë të problemeve të tjera.

Klubet: Arsen Hoxha, shef i gjyqtarëve!

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • Ilir HOXHA Arsen HOXHA

Tags: , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics