Wednesday, February 8th, 2012

Konstatimi i Hoxhës: Duhen gjyqtarë nga rrethet

Published on August 24, 2010 by   ·   No Comments

Përcaktuesi i gjyqtarëve, Arsen Hoxha, e konsideron të vogël numrin e “bilbilëve” për superioren

Enea Jorgji i kolegjiumit të Elbasanit dhe Kreshnik Cjapi i kolegjimit të Fierit ishin dy “bilbilët” më të rinj që gjykuan në javën e parë të kategorisë superiore. Caktimi i tyre pa u nxehur kampionati shihet si mënyra më e mirë për t’i promovuar dhe dhënë besimin për ndeshjet e ardhshme. Shefi i gjyqtarëve të superiores, Arsen Hoxha, i propozuar në këtë detyrë nga mbledhja e klubeve, është shprehur se këtyre të rinjve u duhet dhënë besimi që me kalimin e ndeshjeve të rriten profesionalisht.

“Unë kam marrë një listë të gjyqtarëve më të mirë dhe mbi këtë bazë duhet të bëj shpërndarjen e tyre. Ka një problem që po përpiqemi ta zgjidhim: klubet e rretheve kërkojnë që të ketë më shumë gjyqtarë nga qytete të ndryshme, pasi mbizotërojnë kryeqytetasit. Me kontigjentin që kemi është e pamundur të pranohen të gjitha pretendimet e klubeve,” – është shprehur shefi i gjyqtarëve të superiores, Arsen Hoxha. Enea Jorgji dhe Kreshnik Cjapi kaluan provën e parë të kampionatit, por duhet theksuar që në disa momente (sidomos në takimin Elbasani – Tirana 1-1) pati ngërç në interpretimin e rregullores.

Një çast shpërqendrimi e detyroi Cjapin ta anulojë 11-metërshën e shënuar nga Andi Lila, por goditja e dytë e saktë mbylli polemikat që mund të kishte kjo ndeshje sa i përket gjykimit.
Të rinjtë apo të kontestuarit?
Në listën e gjyqtarëve të Hoxhës ekzistonin dy emra të njohur të gjykimit shqiptar: Tanush Latifi dhe Shkëlqim Guçe, të dy të përjashtuar sezonin e kaluar nga federata.

Riciklimi i tyre mund të hapë një temë të mprehtë diskutimi për punën shefit të gjyqtarëve, i cili, më sa kuptohet, është ende i paazhornuar maksimalisht mbi realitetin e gjykimit në vendin tonë. Vetëm 2 gjyqtarë nga rrethet në top-listën që i është servirur Hoxhës nga FSHF janë shumë pak për të përballuar një kampionat të gjatë.

“Nuk janë individët e korruptuar, por sistemi që mund t’i ketë korruptuar këta individë. Fjalë mund të qarkullojnë për të gjithë gjyqtarët, por mua më intereson përgatitja e tyre profesionale. Edhe nëse do të ketë ndonjë gjyqtar të rikthyer nga dënimet e gjata, kjo do të bëhet gradualisht. Në fillim do të gjykojnë kategoritë më të ulëta, pastaj në bazë të performancës së secilit prej tyre do të shihet mundësia e caktimit të tyre në ndeshjet e superiores,” – ka sqaruar Arsen Hoxha.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • kreshnik cjapi
  • enea jorgji

Tags: , , , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics