KONTRADITAT E RELACIONEVE TE DELEGATEVE

DUKET SHUME QARTE QE KERKOJNE TE NA NDESHKOJNE PA PATUR ASNJE FAKT ,POR VETEM ME FABRIKIME DHE SHPIFJE!!!

Relacioni i gjyqtarit, Ditmar Jubica:

Rreth një orë para fillimit të ndeshjes kanë hyrë në dhomën e arbitrave 4 civilë, në këtë moment vëzhguesi i takimit, zoti Astrit Mema i ka thënë që të largohen nga ky ambient. Njëri nga ata i ka thënë që me këta çunat nuk kemi punë. Në këtë moment ka ndërhyrë  delegati i takimit, zoti Petrit Brahja, i cili iu ka treguar derën atyre. Njëri nga ata futet në tualet dhe aty dëgjohet një krismë.

Më pas ky person, duke bërtitur largohet nga ambientet tona. Gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk kemi pasur asnjë shqetësim. Pas përfundimit të takimit, njëri nga ata persona ka sjellë një pistoletë për ta lënë aty, ndërsa delegati i ka thënë që ta marrë, pasi ai nuk është ekspert armësh. Pasi kemi lëshuar një deklaratë për policinë, jemi larguar njëkohësisht arbitrat, vëzhguesi dhe i deleguari i takimit…

 

Relacioni i vëzhguesit, Astrit Mema:

Ora 15:15: Të gjithë, delegat, vëzhgues, arbitra, ishim në dhomën e gjyqtarëve në stadium.

Ora 15:45: Ishim të pranishëm në dhomë, unë dhe gjyqtarët, duke u përgatitur për detyrën dhe në pritje për takimin e radhës. Befasisht hapet dera, hyjnë në dhomë zv.presidenti i Shkumbinit, Dash Sula, me katër persona civilë që e shoqëronin, ne nuk i njihnim. Ju kërkoj brenda mundësive të dalin jashtë, pasi nuk lejohet hyrja në dhomat e gjyqtarëve, por më kot, sepse Dashi filloi të shajë ekipin vlonjat me fjalë të pista dhe midis të tjerave thotë që nuk kanë për të ikur këtej pa fituar ne.

Duke replikuar me Dashin, një prej katër personave (kishte pulovër të baradhë dhe pak mjekër) më thotë: “Erdhe prapë ti maskara, s’ke për të ikur këtej me këmbët e tua.” Në këto çaste kur po replikoja me tona të larta me zotërinë, hyn delegati Brahja dhe ky iu kërkon të dalin jashtë, mbasi nuk lejohet.

Situata në këtë moment u tensionua më shumë, duke replikuar delegati me vëzhguesin me këta persona. Dashi përsëri shan me të njejtat fjalë ekipin vlonjat. Ju kërkojmë personave të dalin jashtë dhe të na lejojnë të bëjmë detyrën, përndryshe do marrim eprorët në telefon. Në këtë situatë tejet të ndezur, Dashi hyn në tualetin e dhomës, shkrep pistoletën dhe mbas këtij veprimi që të gjithë dalin nga dhoma.

Në këtë situatë të rënduar dhe aspak normale mundohemi të qetësojmë gjyqtarët. Mesazhi i gjithë asaj sjellje që bënë ishte i qartë, megjithëse nuk u shprehën me fjalë, Shkumbini duhet të fitojë me të gjitha format.

Duhet të ve në dukje se tek dera e dhomës së gjyqtarëve ishin tre policë, të cilët nuk u treguan të gatshëm për të mos lejuar personat të hynin në dhomë. Nga fundi i pjesës së parë vijnë forca policie të tjera nga Tirana, të shoqëruar nga drejtori i tyre. Tani siguria ishte më e lartë, nuk kishim më frikë se çfarë mund të ndodhte.

Në fund të takimit punonjësit e policisë ishin në dhomën tonë duke u interesuar për atë çfarë kishte ndodhur. Në këtë moment nga dritarja e dhomës Dash Sula sjell një pistoletë, të cilën e mori policia. Këta na sqaruan se nuk ishte e rrezikshme për jetën, vetëm bën zhurmë. Gjithashtu, punonjësit e policisë na kërkuan të bëjnë denoncim por nuk pranuam, pasi ne kemi për detyrë të raportojmë vetëm tek Federata Shqiptare e Futbollit.

 

Min e 2: Tifozat vendas hedhin tymuese në fushë, loja ndërpritet për 1 min.

Min e 3: Tribuna përballë, tre metra vijës anësore ishte vendosur një kuti që shkrepte fishekzjarre shumë të zhurmshme, duke penguar zhvillimin normal të lojës për 30 sek., pasi nuk dëgjohej bilbili.

Min e 80: Nga porta që mbronte portieri vendas larguan fëmijët dhe dërguan një punëtor të instruktuar për të vonuar lojën, ne e nxorrëm jashtë.

Min e 83: Nga porta vlonjate u hiqet topi fëmijëve pas portës, me të vetmin qëllim për të vonuar lojën.

Në përfundim të takimit rreth orës 19:45 largohemi qetësisht, të shoqëruar nga policia dhe drejtori, të ardhur nga Tirana, të cilët i respektoj maksimalisht për ndihmën që na dhanë.

SHUME KONTRADITA KA NE RELACIONE :

  • Se pari dicka per  Top Channel si zbulues i “se vertetes” ne leter. Letrat lexohen ne gazete, ndersa ne televizion prisnim te shihnim te filmuar Sulen duke shtene me arme. Nuk kemi pare gje , kesaj radhe s’ka zbuluar (akoma) asgje.
  • Se dyti, ne raportin e Jubices permenden vetem kater vete, ndersa ne ate te Memes kater vete dhe Sula. Valle s’e ka njohur Jubica Sulen qe s’e ka permendur? Dhe a ka ditur t’i numeroje personat? Se nese i dyit flet per 5 vete bashke me Sulen, i pari flet vetem per 4 persona.
  • Se treti, Jubica thote “ne tualet u degjua nje krisme” (c’krisme te kete qene valle? E zakonshme, apo e pazakonshme per nje krisme tualeti?). Sipas tij, ka shteni njeri nga ata te katert. Kurse sipas Memes, ne tualet shkoi Sula.
  • Se katerti, sipas Jubices, dikush erdhi dhe solli nje arme per ta dorezuar. Sipas Memes, ky person ishte Sula, qe paskesh sqaruar edhe se nuk eshte arme, por “zhurmuese”. Pse duhet te vije Sula te dorezoje armen pa ia kerkuar kush? Qe ta nxjerrin ne gazete?
  • Dhe se fundi, shume qarte duket ,se po duan t’i sajojne nje mashtrim dhe shpifje.
Categories: Sporti Shqiptar
This post was written by , posted on May 8, 2012 Tuesday at 2:18 pm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>