“Korçarë, paguani nëse doni Mustafajin”

“Korçarë, paguani nëse doni Mustafajin”

“Korçarë, paguani nëse doni Mustafajin”

No Comments on “Korçarë, paguani nëse doni Mustafajin”

“Sulmuesi Erion Mustafaji nuk mund të largohet drejt Skënderbeut, pavarësisht se futbollisti ka rënë parimisht dakord me kushtet e ofruara nga presidenca e klubit korçar”. Është kjo deklarata e shefit të klubit peqinas, Astrit Isaji, në lidhje me çështjen e sulmuesit Mustafaji. Në një bisedë për “Panorama Sport”, Isaji sqaron se lojtari është nën kontratë dhe se nuk ka shanse të firmosë për korçarët. “Jam vënë në dijeni nëpërmjet medias së shkruar në lidhje me një largim të mundshëm të futbollistit tonë, Mustafaji, drejt Skënderbeut. Vërtet është periudhë merkatoje dhe të gjitha skuadrat kanë objektivat e tyre për t’u përforcuar, por së pari deri më tani ne nuk kemi asnjë ofertë për sulmuesin tonë, duke ditur që ai është nën kontratë me Shkumbinin. Unë nuk e di se çfarë ka biseduar futbollisti në fjalë me ndonjë drejtues të klubit korçar. Megjithatë, po e sqaroj edhe një herë se Mustafaji është nën kontratë me Shkumbinin. Ai është shlyer rregullisht sipas kontratës dhe sigurisht që është pjesë e planeve të stafit teknik. Në këto kushte, mundësitë e largimit të tij janë thuajse zero. Në rastin më të mundshëm, atë të prishjes së kontratës në mënyrë të njëanshme, atëherë klubi korçar duhet të paguajë detyrimet e kartonit të futbollistit”, – ka sqaruar Isaji. Ndërsa në lidhje me ndonjë afrim të mundshëm në radhët e bardhekaltërve, shefi i klubit thotë se gjithçka varet nga financat. “Sigurisht që edhe ne kemi planet tona në merkato për t’u përforcuar me ndonjë futbollist, por do të operojmë sipas kushteve financiare që kemi. Këto dy-tri ditë vjen në provë një mesfushor serb, për të cilin dimë vetëm që është një organizator i mirëfilltë, por nuk përjashtohet edhe mundësia e afrimit të ndonjë elementi edhe nga kampionati ynë”, – ka thënë Isaji. Sot Shkumbini do të luajë një miqësore në Peqin me skuadrën e Gramshit.

About the author:

Leave a comment

Back to Top