Wednesday, February 8th, 2012

Kosovari Shpëtim Babaj kërkon “strehë” te Tirana

Published on August 11, 2010 by   ·   No Comments

Mesfushori kosovar Shpëtim Babaj dje pasdite është vënë nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova
Dje pasdite, në ambientet e kompleksit “Skënder Halili” është parë edhe një fytyrë e re, që i ka shtangur sportdashësit bardheblu. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin kosovar të Besës, që sezonin e kaluar u aktivizua te Gramozi, Shpëtim Babaj. Para se të startonte stërvitja, ai shoqërohej nga mesfushori i majtë i bardhebluve, Migel Metani, me të cilin kanë luajtur vjet te kolonjarët. Babaj, nga ato që pohoi vetë, ka ardhur te Tirana pas një bisede që ka pasur pak ditë më parë me presidentin Refik Halili, shefin e klubit Rauf Dimraj dhe, me sa duket, pëlqehet edhe nga vetë trajneri Sulejman Starova.

Babaj akoma nuk ka firmosur me bardheblutë, edhe pse dje ka zhvilluar seancën e parë stërvitore së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. “Kam ardhur për të veshur fanellën e Tiranës, edhe pse zyrtarisht nuk jam bërë pjesë e kësaj skuadre. Kam biseduar me presidentin e ekipit, Refik Halili, si dhe me shefin e klubit, Rauf Dimraj, natyrisht duke pasur edhe miratimin e trajnerit të Tiranës, Sulejman Starova. Akoma nuk kam firmosur, por shpresoj që në ditët në vazhdim të bëhem zyrtarisht bardheblu,” – u shpreh Shpëtim Babaj.

Nuk është hera e parë që Babaj vjen te bardheblutë. Edhe verën që shkoi, kur Tiranën e drejtonte trajneri kroat Ilija Lonçareviç, ai erdhi dhe kërkoi të provonte fatin te kryeqytetasit, mirëpo akordi mes palëve nuk u arrit dhe avntura e tij te 24 herë kampionët zgjati vetëm 24 orë. Babaj, kësaj radhe vjen te Tirana për të mos u kthyer më andej nga ka ardhur. Eksperienca e tij në kampionatin shqiptar me ekipe si Besa, Elbasani dhe Gramozi, por edhe në atë kroat, kanë bërë që drejtuesit bardheblu të kërkojnë shërbimet e tij këtë sezon.

Krahas Babajt, te Tirana deri më tani janë afruar edhe disa lojtarë të tjerë si përforcime, konkretisht: Lika, Shinik, Dushku, Silagails, Hallaçi, Gjondeda, Pejiç si dhe janë rikthyer të huazuarit Kuka, Metani dhe Malindi. Por në ditët në vijim, deri në mbylljen e merkatos, nuk përjashtohet mundësia që te kryeqytetasit të afrohen edhe lojtarë të tjerë, ku konkretisht bëhet fjalë për rikthimin e Plakut dhe të Bulkut, por edhe afrimin e Gilman Likës.

S’ka bojkot, lojtarët dalin në stërvitje

Si zakonisht, lojtarët bardheblu kanë vijuar stërvitjen dje pasdite në “Skënder Halili”. Binin në sy vetëm mungesat e Lilës, Dabullës dhe Sinës. Sikurse dihet, Andi Lila është përfshirë në radhët e kombëtares, ndërsa për Dabullën dhe Sinën, askush nuk të jepte ndonjë arsye. Ndërkohë, te bardheblutë Ahmataj dhe Shinik dje janë stërvitur të diferencuar.

Sot, miqësorja me Laçin

Sot pasdite, bardheblutë do të udhëtojnë drejt Laçit, aty ku edhe do të zhvillojnë miqësoren me ekipin kurbinas në stadiumin e këtyre të fundit. Sfida me laçjanët do të jetë edhe një test i mirë për të ardhurit e ditëve të fundit, por do t’i shërbejë trajnerit të Tiranës, Sulejman Starova, edhe për të krijuar një ide më të qartë rreth 11-shes që do të hedhë në fushën e lojës në javën e parë të superligës.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • Shpëtim Babaj
  • shpetim babaj 2011

Tags: , , , , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics