Kotorri: Barazimi na kënaqi

Kotorri: Barazimi na kënaqi

Kotorri: Barazimi na kënaqi

No Comments on Kotorri: Barazimi na kënaqi

Shkumbini e ka realizuar objektivin e vet për të marrë një rezultat pozitiv përballë Apolonisë në transfertë. Dhe rezultati i regjistruar në fund të sfidës i ka dhënë skuadrës së drejtuar nga Kristaq Mile një pikë mjaft të rëndësishme. Peqinasit kanë zhvilluar një lojë të mirë, madje kanë qenë të parët që kanë kaluar në avantazh me anë të sulmuesit Mustafaji, por fierakët kanë shënuar në pjesën e dytë duke i hequr mundësinë Shkumbinit që të merrte tri pikë. Për gardianin e portës bardhekaltër, Elvis Kotorri një pikë e marrë përballë Apolonisë është pa dyshim e kënaqshme, pasi dihej që vendësit ishin të etur për të marrë fitoren. “Në radhë të parë më duhet të them sa e rëndësishme është fakti që ekipi ynë tashmë luan pa kurrfarë kompleksiteti, jo vetëm në shtëpi, por edhe në ndeshjet në transfertë. Vërtet që skuadra jonë përbëhet nga futbollistë të rinj, por edhe njëherë kemi treguar se në futboll duhet të kesh grintën dhe dëshirën e duhur për të marrë rezultate pozitive. Në Fier ne zhvilluam një lojë të mirë dhe barazimi është një rezultat që na kënaq. Mendoj se ndeshja nuk duhet gjykuar nga episodet, por në total, pasi rezultati arrihet vetëm kur përfundon e gjithë loja. Ndaj dhe po e ritheksoj se pika e marrë në këtë transfertë është shumë e rëndësishme për ne, pasi është arritur falë përkushtimit të çdo futbollisti në fushën e lojës”, – ka përfunduar Kotorri, i cili është konsideruar si një ndër futbollistët më të mirë në fushë. Ndërhyrjet e tij vendimtare kanë shpëtuar portën e Shkumbinit nga pësimi i golave të sigurt në ndeshjen ndaj Apolonisë.

About the author:

Leave a comment

Back to Top