Kotorri dhe Ajazi: Me ne, porta peqinase e sigurt

Kotorri dhe Ajazi: Me ne, porta peqinase e sigurt

No Comments on Kotorri dhe Ajazi: Me ne, porta peqinase e sigurt

Elvis Kotorri kur luante me Dinamon

Trajneri i portierëve të Shkumbinit, Arianit Ballhysa, shprehet i kënaqur nga puna e deritanishme dhe beson se me Kotorrin dhe Ajazin e ka të sigurt katërkëndorin. “Që prej më se një jave nën urdhrat e skuadrës është vënë portieri Kotorri, i cili sigurisht që njihet mjaft mirë për vlerat që ka. Ishte dëshira e drejtuesve të klubit që gardiani elbasanas t’i bashkohej sërish skuadrës së Shkumbinit, pasi ne besojmë tek aftësitë e Kotorrit. Sa u takon përgatitjeve besoj se gjithçka po ecën mirë dhe unë jam i kënaqur nga ajo që po tregojnë portierët. Mendoj se me këta lojtarë katërkëndori i Shkumbinit do të jetë i sigurt edhe për sezonin e ardhshëm”, – u shpreh Ballhysa. Sakaq, Kotorri ka falënderuar drejtuesit për besimin që treguan ndaj tij. “Personalisht dua t’i falënderoj drejtuesit e Shkumbinit që besuan sërish në aftësitë e mia dhe shpresoj që besimin e tyre t’ua shpërblej me punë dhe paraqitje sa më dinjitoze. Besoj se ruajtja e grupit të futbollistëve të sezonit të fundit është një aspekt mjaft pozitiv, pasi kjo ndikon që skuadra të shprehet mjaft mirë duke e njohur lojën e njëri-tjetrit”, – ka thënë Kotorri. Në një linjë me këtë të fundit ka qenë edhe Ajazi: “Gjithmonë jam munduar që t’i shfrytëzoj në maksimum hapësirat që më krijohen në skuadër dhe përpiqem që t’i zbatoj me përpikëri udhëzimet e trajnerëve. Për mua është kënaqësi e dyfishtë që luaj për skuadrën e qytetit tim dhe premtoj që do të punoj shumë për të fituar besimin e trajnerit”, – ka pohuar Ajazi.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top