Kotorri dhe Diop kërkojnë garanci financiare

Kotorri dhe Diop kërkojnë garanci financiare

No Comments on Kotorri dhe Diop kërkojnë garanci financiare

Elvis Kotorri kur luante me Dinamon

Klubi peqinas duket se nuk do ta ketë aspak të lehtë që të bindë disa prej futbollistëve, të cilët sezonin e shkuar ishin pjesë e formacionit titullar të bardhekaltërve. Bëhet fjalë për portierin Kotorri dhe mbrojtësin Diop, pasi mesfushori Fejzo Shenaj mund të cilësohet zyrtarisht i larguar. Gjirokastriti ka firmosur me Luftëtarin dhe tashmë nuk ka asnjë shans të rikthehet në Peqin. Nisur nga situata jo e qartë financiare në të cilën ndodhet klubi peqinas, Kotorri dhe Diop kanë kërkuar të mësojnë të ardhmen e tyre. Lojtarët kërkojnë garanci financiare dhe nëse nuk arrijnë akordin me klubin peqinas, atëherë do të shqyrtojnë ofertat e tjera. Në këtë periudhë thuajse të gjitha skuadrat e kanë nisur fazën përgatitore dhe lojtarët janë të detyruar të vendosin shpejt rreth së ardhmes së tyre. Për t’u vlerësuar është fakti se megjithëse këta futbollistë janë të lirë për të nënshkruar me skuadra të tjera, e kanë respektuar fjalën e tyre për të pritur zhvillimet në klubin peqinas. E nëse në Peqin situata financiare do të vazhdojë të jetë e njëjtë, atëherë Shkumbini do të humbë Kotorrin dhe Diopin.
F.Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top