Kotorri: Do të jemi të frikshëm për çdo kundërshtar

Kotorri: Do të jemi të frikshëm për çdo kundërshtar

Kotorri: Do të jemi të frikshëm për çdo kundërshtar

No Comments on Kotorri: Do të jemi të frikshëm për çdo kundërshtar

E gjithë vëmendja e Shkumbinit është kthyer nga sfida që do të zhvillojë kundër Apolonisë, në kuadër të fazës së dytë të kampionatit. Gjatë periudhës së merkatos peqinasit nuk janë treguar shumë aktivë. Ata kanë afruar vetëm mesfushorin maqedonas Nastovski. Mirëpo, sipas gardianit bardhekaltër, Elvis Kotorri, ruajtja e grupit të fazës së parë është një element pozitiv i cili do të ndikojë në lojën e skuadrës. “Kemi më se dy javë që po përgatitemi për ndeshjen e dytë të fazës së dytë, të cilën do ta luajmë në transfertë ndaj Apolonisë. Kundërshtari ka bërë disa përforcime në merkaton e janarit dhe shpreson që të grumbullojë sa më shumë pikë për të siguruar mbijetesën. E kësisoj do të jetë një sfidë mjaft e vështirë, por sigurisht që shanset për të dalë me një rezultat pozitiv janë të barabarta. Them kështu, duke u bazuar në përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe në stërvitje. Besoj se do të japim maksimumin për të dalë me pikë nga kjo transfertë”, shprehet Kotorri. Duke vijuar më tej, portieri pohon se pavarësisht faktit që nuk janë bërë afrime në merkato, ruajtja e grupit të fazës së parë do t’i shërbejë Shkumbinit për të shpalosur një lojë më të konsoliduar. “Në skuadrën tonë është afruar vetëm mesfushori Nastovski, i cili besoj se ka mbushur atë boshllëk të krijuar në mesfushë. Nga ana tjetër, loja është konsoliduar. Prandaj, të jeni të sigurt se Shkumbini do të jetë një kundërshtar i fortë për çdo skuadër, ashtu siç jemi paraqitur edhe në fazën e parë”, përfundon portieri i Shkumbinit, Kotorri.

About the author:

Leave a comment

Back to Top