Friday, May 18th, 2012

Kotorri: Shkumbini do të hyjë në histori

Published on August 22, 2010 by   ·   No Comments

Kapiteni Elvis Kotorri kërkon tri pikët e para ndaj Kastriotit

Ka qenë i paparashikuar transferimi i tij drejt Peqinit, por portieri Elvis Kotorri tani ndihet shumë mirë te Shkumbini, madje thotë më mirë që punët vajtën kështu. Vlerësimi vjen edhe pas zgjedhjes që i kanë bërë drejtuesit si kapiten i ekipit, një privilegj që e bën atë të japë të gjithë eksperiencën e tij te Shkumbini. Sot Shkumbini do të luajë në Tiranë ndaj Kastriotit dhe Kotorri thotë se fitorja nuk duhet diskutuar. Për më shumë, ja intervista me kapitenin e Shkumbinit, Elvis Kotorri:
Jeni zgjedhur kapiten i ekipit të Shkumbinit. Çfarë do të thotë kjo për ju?
Nuk ka diskutim që është një nder dhe një privilegj për mua që m’u besua roli i kapitenit te skuadra e Shkumbinit. Vlerësimi bëhet edhe më i madh, pasi shiritin e kapitenit ma dorëzoi vetë presidenti Ylli Ndroqi, që kërkon të bëjë këtë vit me Shkumbinin atë që ky ekip nuk ka arritur asnjëherë më parë që ta realizojë në historinë 86-vjeçare të klubit peqinas. Shiriti i kapitenit nga ana tjetër është edhe një përgjegjësi më shumë për mua, që më nxit edhe më shumë për ta justifikuar besimin e dhënë nga skuadra e nga drejtuesit.
Keni luajtur edhe më parë me Shkumbinin. A vini re ndryshime?
Ndryshimet janë të mëdha dhe nuk kanë të krahasuar, sepse edhe objektivat e Shkumbinit kanë ndryshuar. Më parë mendohej për të qëndruar mes ekipeve në superiore, ndërsa në këtë sezon, me ardhjen e presidentit Ndroqi dhe me investimet që ai po bën, Shkumbini renditet që tani mes ekipeve pretendente për të marrë trofe dhe për të qenë në Europë.
A është i realizueshëm për ju ky objektiv, sepse të gjitha ekipet kështu pretendojnë në fillim?
Plotësisht i realizueshëm dhe unë jam krenar që do të luaj me Shkumbinin dhe do të jap kontributin tim për ta bërë realitet këtë objektiv. Merkatoja e bërë që në fillim, duke afruar futbollistë me vlera në të gjitha repartet, si dhe faza cilësore që zhvilluam në Maqedoni nën drejtimin e trajnerit Josa, është garancia e plotë që Shkumbini këtë sezon do të hyjë në histori.
Sot do të jetë prova e parë, me Kastriotin në Tiranë. Si e parashikoni këtë takim?
Objektivi ynë dihet, është fitorja, dhe për këtë kemi kohë që po përgatitemi. Do të kemi përballë një kundërshtar që do të kërkojë të përfitojë diçka, për më tepër që ndeshja do të luhet në Tiranë.
Jeni shpallur kampion me Dinamon. Mendoni se do të shpalleni edhe në Peqin?
Kam ardhur me dëshirën më të madhe te Shkumbini, për të dhënë kontributin tim e për ta ndihmuar ekipin që të arrijë objektivat e vëna nga presidenti Ndroqi. Si kapiten i ekipit, më takon të jap shembullin personal dhe të përcjell mentalitetin e kampionit.

Pashja dhe Krasniqi, mungesat e vetme

Mesfushori Lorenc Pashja dhe mbrojtësi Driton Krasniqi do të jenë mungesat e vetme të Shkumbinit sot në përballjen e parë të kampionatit me Kastriotin. Të dy futbollistët kanë pësuar dëmtime të lehta në miqësoren e fundit dhe në stërvitje, duke mos qenë në dispozicion të trajnerit Josa. Realisht, si Pashja, ashtu edhe Krasniqi, e ndiejnë veten më mirë dhe kanë kërkuar që të jenë pjesë e ekipit për ndeshjen e parë, por trajneri Josa ka preferuar t’i lërë pushim, për të mos rrezikuar.

Kenan Ragipoviç kalon te Kastrioti

Mesfushori boshnjak, Kenan Ragipoviç, do të luajë sezonin e ri për krutanët e Kastriotit. Mes dy klubeve është arritur marrëveshja pasditen së shtunës dhe për ish futbollistin bardhejeshil nuk ka më asnjë pengesë. I kërkuar nga disa klube shqiptare të superligës, Ragipoviç ka zgjedhur Kastriotin e Krujës. Boshnjaku është aktivizuar gjithë sezonin e kaluar me Apoloninë, me një prezencë në fushë prej 2307 minuta në 27 ndeshje, duke shënuar vetëm 1 gol, në javën XXIX, në takimin Skënderbeu Apolonia 1 1.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • elviskotorri

Tags: , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish