Wednesday, February 8th, 2012

Kotorri: Shkumbini pretendent per kampion, s’erdha kot

Published on July 25, 2010 by   ·   No Comments

Portieri Elvis Kotorri pohon se ka bërë zgjedhjen më të mirë

Eshtë larguar nga Dinamo, por kjo nuk do të thotë se nuk ka ambicie, madje ishte kjo arsyeja që portieri kampion Elvis Kotorri firmosi për Shkumbinin, duke dashur të jetë sërih protagonist, pse jo, një tjetër titull, kësaj radhe me fanellën bardhekaltër, pasi ka fituar një herë me Elbasanin dhe dy herë me Dinamon. I kontaktuar me telefon, ai nga Maqedonia, jep këtë intervistë për “Sportin shqiptar”:
Prej dy javësh jeni pjesë e Shkumbinit, duke refuzuar ofertat e ekipeve të tjera…?
Ishte dëshira ime që të isha pjesë e Shkumbinit dhe të kontribuoja për këtë ekip. Kam luajtur disa vite më parë me ekipin e Shkumbinit dhe ruaj kujtimet më të mira. Peqini për mua është një qytet i dashur. Ishte kjo, por edhe shumë gjëra të tjera që më bashkuan me Shkumbinin, por vendimtar mbetet projekti ambicioz i presidentit Ndroqi.

- Keni lënë Dinamon, ku jeni shpallur dy herë kampion. Si ndodhi?
Nuk dua ta komentoj këtë, sepse unë e kam bërë zgjedhjen e duhur. Te Dinamo kam luajtur disa vjet dhe është i njohur kontributi im në këtë ekip. Dinamo është pjesë e karrierës sime, ashtu si me Elbasanin dhe Shkumbinin. Janë ekipet ku unë kam luajtur dhe për të cilët ruaj respektin më të madh. Jam ndjerë mirë kudo ku kam luajtur dhe tani jam rikthyer te Shkumbin, e një ekipi tjetër shumë ambicioz, në një qytet që e duan shumë futbollin.

U vutë shpejt në dispozicion të trajnerit Josa në Peqin dhe tani po përgatiteni në Novdojran të Maqedonisë…?
Fola me presidentin Ndroqi dhe unë gjej rastin ta falenderoj për vlerësimin që më bëri mua. Shkumbini e ka grupin e duhur, pa harruar edhe përforcimet cilësore që priten akoma. Kjo më bën optimist për të deklaruar që nuk do habiteni për ta llogaritur Shkumbinin në 2 3 ekipet pretendues. Jemi në fazën përgatitore dhe këtu merret baza jonë e stërvtjes për gjithë sezonin. Punën e mirë të nisur në Peqin po e vazhdojmë në grumbullimin në Maqedoni.

Vini me autoritetin e portierit të ekipit kampion. Do të jeni i tille edhe për Shkumbinin?
Nuk është vetëm portieri ai që e mbron portën. Kjo varet nga mbrojtja në tërësi dhe nga i gjithe ekipi me mënyrën se si ai luan. Unë do të kërkoj të jap maksimumin tim, për ta vënë përvojën time në funksion të ekipit. Dihet që vazhdimisht Shkumbini ka qenë një skuadër ambicioze dhe këtë vit, me përforcimet e bëra e me organizimin, pa harruar edhe tifozërinë e zjarrtë, do të ketë rezultatet e duhura.

- Ku mendoni se janë më të domosdoshme përforcimet e tjera?
Nuk me takon mua të diktoj apo te vendos se ku ka më shumë apo me pak nevojë ekipi. Unë mund të them se puna ka nisur siç duhet e të gjithë jemi optimistë. Rrallë gjen një klime të tille në ekipet shqiptare.

Ali Hallulli

Sportishqiptar

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • sporti:shqiptar
  • sporti shqiptar
  • sportishqiptar
  • ali shkumbini
  • sport ekspres
  • liga
  • sporti shqiptar superliga

Tags: , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics