Friday, May 18th, 2012

Laçi i rrëmben Tiranës sulmuesin Hysa

Published on August 24, 2010 by   ·   No Comments

Tiranasi Vilfor Hysa do të luajë me kurbinasit që këtë javë ndaj Shkumbinit

Ekipi kurbinas bën blerjen më të rëndësishme të sezonit. Ka qenë pikërisht presidenti i këtij klubi, Pashk Laska, i cili ka kryer goditjen në çastet e fundit të mbylljes së merkatos, duke gjetur akordin me sulmuesin kryeqytetas dhe Vilfor Hysa ka lanë Tiranën për të luajtur në Laç. “Hysa ka qenë në planet tona, por përderisa nuk kisha një akord me të, kisha vendosur të mos deklaroja asgjë.

ktualisht është arritur akordi me sulmuesin dhe është kryer edhe federimi i tij me ekipin e Laçit. Sigurisht, ardhja e tij bën që përfundimisht vija e sulmit të jetë e kompletuar, pas ardhjes edhe të Vangjel Miles. Së bashku me trajnerin Stavri Nica, mendoj se kemi arritur të ndërtojmë një ekip akoma më të fortë se vitin e kaluar dhe jemi të bindur që suksesi nuk do të mungojë këtë sezon.

Debutimi i Hysës mendohet të bëhet që në takimin e Laçit me Shkumbinin, pasi ai ka qenë në stërvitje vazhdimisht me Tiranën dhe, sipas trajnerit, është në kondicionin e duhur fizik për të luajtur. Firmosja e Hysës me ekipin e Laçit mendoj se i ka zgjidhur përfundimisht problemet në repartin e sulmit, që jam i sigurt që do jetë një nga dyshet më të mira të kampionatit së bashku me Milen,” – ka pohuar presidenti Laska.

Mbërritja e Hysës është mirëpritur edhe nga sportdashësit kurbinas, të cilët me të marrë lajmin, kanë ndjekur nga afër ekipin e tyre gjatë stërvitjes së zhvilluar nga ana e Stavri Nicës. Pas analizave mjekësore, Hysa nuk ka vonuar shumë, duke u futur në stërvitje me lojtarët titullarë. “Kurrë nuk e kam vënë në pikëpyetje ngritjen e ekipit, madje edhe pas përjashtimeve të disa futbollistëve për mosimpenjim sa duhet me Laçin.

Por ajo që këtë vit më bën të jem më optimist, është fakti që lojtarët që kanë nënshkruar me ekipin e Laçit janë akoma më të mirë dhe me ta ekipi ynë nuk do të jetë një surprizë e kamionatit shqiptar, siç e quajtën vjet, por një ekip i kompletuar, që do të kërkojë përsëritjen e suksesit, pse jo një ngjitje ndër ekipet më të mira të vendit tonë,” – përfundon presidenti i Laçit, Pashk Laska.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • laç kampionati shqiptar futbollit
  • superliga shqiptare vilfor hysa
  • laci ekipi shqipetar
  • tabela e kamionatit shqiptar
  • superliga vilfor hysa
  • k s laci albania
  • live futboll laçi shkumbini

Tags: , , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish