Lluca: Ne ndeshjen me Bylisin shpresojmë të kthehemi me pikë

Lluca: Ne ndeshjen me Bylisin shpresojmë të kthehemi me pikë

Lluca: Ne ndeshjen me Bylisin shpresojmë të kthehemi me pikë

No Comments on Lluca: Ne ndeshjen me Bylisin shpresojmë të kthehemi me pikë

Edhe psë është mundur në Shkodër, me rezultatin minimal 2-1, Shkumbini ka kaluar në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Eshtë një kualifikim, që i jep zemër skuadrës peqinase në këtë moment, kur ajo po kalon shumë vështirësi në kampionat. Autori i golit, që i dha kualifikimin Shkumbinit, Emiliano Lluca, për “Sportin shqiptar” shprehet:

“E arritëm objektivin që kishim në atë takim, kualifikimin për në turin tjetër. Në Shkodër shkuam pas fitores 1-0 në fushën tone dhe ishim të favorizuar. U futëm në fushë për të bërë lojën tonë dhe jo për të mbrojtur avantazhin e ndeshjes së parë. Normalisht, kishim si strategji kundërsulmin dhe ia arritëm qëllimit, duke shënuar me një të tillë.

Vllaznia nuk na vuri asnjëherë në vështirësi, pasi sulmet e saj nuk ishin të rrezikshme, por thjesht sporadike. Goli që shënuam na e bëri edhe më te lehtë kualifikimin, sepse më pas duhej të pësonim 3 gola, që të skualifikoheshim. Të mos harrojmë së luajtëm gati 20 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Gavës.

Pësuam dy gola aksidentalë nga shpërqendrimi i mbrojtjes sonë, por gjithsesi objektivin e arritëm. Tani të kthejmë sytë nga kampionati, ku shpresoj të bëjmë kthesën në takimin e radhës. Në kampionat jemi në pozita të vështira, pasi në 9 javë kemi grumbulluar vetëm 7 pikë, që janë shumë pak për ekipin tonë. Kualifikimi në kupë shpresoj të jetë një ogur i mirë për skuadrën.

Në transfertën me Bylisin, që do të jetë një takim shumë i vështirë, besoj se mund të marrim rezultat pozitiv. Jemi shumë të motivuar në këtë moment për të dhënë më të mirën në fushë, pasi e kemi treguar edhe herë të tjera, që ndaj ekipeve të forta luajmë mirë. E gjithë vëmendja jonë është te ndeshja me Bylisin dhe shpresojmë të kthehemi me pikë nga ajo”. Pas kualifikimit në kupë, peqinasit shpresojnë të bëjnë kthesën edhe në kampionat, duke marrë pikë në Ballsh. Sportishqiptar

About the author:

Leave a comment

Back to Top