Sunday, February 5th, 2012

Lushnjarët që veshën fanellën e Teutës

Published on August 3, 2010 by   ·   No Comments

Brunild Bakiasi, Xhevit Kaloti dhe Andi Bakiasi kanë krijuar një “lobing” midis durrsakëve

Ata quhen lushnjarët e Teutës, pasi që të tre kanë ardhur nga Lushnja. Por ajo që bie në sy është se që të tre këta lojtarë, Pepa, Kaloti e Bakiasi, kanë spikatur me talentin e tyre në ekipin durrsak. Pa dyshim që deri tani Pepa ka qenë nga më të mirët në fushë në miqësoret e deritanishme, duke shënuar edhe 2 gola në të tri miqësoret që Teuta ka zhvilluar deri tani.

Lushnjarët Brunild Pepa, Xhevit Kaloti dhe Andi Bakiasi kanë një moshë të re, që varion nga 20 deri në 22 vjeç. Më i riu ndër ta është Brunild Pepa, shënues i tetë golave me Lushnjën e kategorisë së parë. Pozicioni i tij është i preferuar tek Teuta, veçanërisht pas largimit të dyshes së njohur sulmuese Mile-Hysa.

Optimist për ditët durrsake tregohet 20-vjeçari Brunild Pepa. “Më vjen mirë që tek Teuta janë mbledhur kryesisht futbollistë të rinj dhe të gjithë janë të gatshëm të shpërthejnë duke evidentuar forcën e talentit. Sipas mendimit tim, tek Teuta ata do të sjellim grintën e njohur të futbollit lushnjar si dhe do të evidentojnë punën e mirë që bëhet në atë qytet me futbollistët e rinj. Prania tek Teuta e ngacmon dukshëm perspektivën time dhe do të përpiqem në maksimum të justifikoj interesimin e treguar.

Jam i kënaqur nga golat e shënuar deri tani në miqësore dhe shpresoj të shënoj në ndeshjet zyrtare në fillimin e kampionatit. Futbollistët që janë mbajtur tek Teuta pas disa ditë testimesh, janë përzgjedhja e më të mirëve. Jemi të barabartë në pasion e në vullnet, në bindjen për të dhënë më të mirën tonë.

Mendoj se punët do të na shkojnë mbarë, sepse në ekip është krijuar një situatë e favorshme për të përfaqësuar sa më mirë ngjyrat e Teutës. Unë do të bëj çmos të përfaqësoj cilësitë dhe vlerat e emrit tim dhe të fanellës durrsake.”

Ndërsa dy futbollistët e tjerë, Kaloti dhe Bakiasi, janë mesfushorë. Që të tre futbollistët kanë krijuar komunitetin lushnjar brenda Teutës, duke sjellë karakteristikat më të mira të futbollit lushnjar. Bakiasi ishte lojtari i fundit nga dy bashkëqytetarët e tij, që trajneri shkodran i Teutës, Edi Martini, dha miratimin për të qendruar tek Teuta. Xhevit Kaloti, pas Lushnjës, provoi dy përvoja të reja në futbollin pogradecar dhe në atë të Gramshit.

“Kjo me Teutën, shprehet Kaloti, është e katërta, por edhe më e rëndësishmja. Teuta është skuadër e njohur dhe pjesëmarrëse tradicionale në superligë. Jam shumë i lumtur se u plotësua dëshira ime për të qendruar këtu dhe, e dyta, bëhemi së bashku tre lushnjarë, që mund të shprehemi më lirshëm dhe më më siguri tek Teuta.”

Ndërsa Andi Bakiasi është i kënaqur pas kalimit me sukses të testimit. “Unë jam më “i vjetri” nga dy shokët e mi, – thotë Bakiasi. – Më 10 shkurt 1988 mbusha 22 vjeç. Luajta me Skraparin, duke mos nënvleftësuar kurrsesi përvojën e krijuar këtu. Ardhja në Durrës sigurisht ndryshon shumë gjëra dhe është kulmi i karrierës sime të deritanishme. Falënderoj stafin teknik që dha miratimin për të qenë pjesë e ekipit durrsak, por edhe presidentin Hasanbelliu që besojnë tek ne.”

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • skuadra e teutes
  • origjina e emrit brunild

Tags: ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics