Magani “djeg” testuesit: S’meritojnë Shkumbinin

Magani “djeg” testuesit: S’meritojnë Shkumbinin

No Comments on Magani “djeg” testuesit: S’meritojnë Shkumbinin

Shkumbini nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 të mërkurën në miqësoren e zhvilluar përballë Lushnjës, por në këndvështrimin e trajnerit Magani skuadra ka përmirësuar paraqitjen. Krejt të kundërtën ka pohuar tekniku peqinas në lidhje me lojën që kanë zhvilluar disa futbollistë të rinj peqinas dhe ata të ardhur në provë, duke e quajtur të pamjaftueshme paraqitjen e tyre. “Ndeshja miqësore përballë Lushnjës, përtej rezultatit të arritur, na ka shërbyer në disa aspekte ne si staf teknik për të krijuar një ide më të qartë mbi vlerat reale të çdo futbollisti. Unë personalisht do ta ndaja në dy tablo këtë ndeshje, ku gjatë pjesës së parë ekipi pati lëvizshmëri të mirë dhe ishte i qartë faktikisht, ndërsa për sa i takon pjesës së dytë të ndeshjes, unë vendosa të aktivizoja futbollistë të rinj jo vetëm për të eksperimentuar me dublimin e roleve, por gjithashtu edhe për t’u bindur nëse ata janë të aftë të mbajnë peshën e një kampionati të gjatë dhe të vështirë duke përfaqësuar Shkumbinin. Gjithashtu, kam aktivizuar edhe disa lojtarë që janë në provë dhe përshtypjet e mia janë se këta futbollistë nuk e kalojnë provën. Skuadra e Shkumbinit nuk është akademi që të vijë çdokush dhe të kërkojë të luajë në Superiore, pasi ne kërkojmë lojtarë, të cilët vërtet ja vlen që t’u japësh një mundësi në ekip. Gjithsesi, përfundimisht, kam krijuar idetë e mia se disa futbollistë të rinj vendës, por edhe ata të ardhur në provë, nuk e meritojnë që të aktivizohen me Shkumbinin dhe do t’u sugjeroja që të aktivizohen në kategori të tjera deri sa të afirmohen”, – ka pohuar Magani.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top