Magani: Falënderoj Hasanbelliun, por jam trajner i Shkumbinit

Magani: Falënderoj Hasanbelliun, por jam trajner i Shkumbinit

No Comments on Magani: Falënderoj Hasanbelliun, por jam trajner i Shkumbinit

“Jam trajneri i Shkumbinit dhe besoj se prezenca ime sot në stërvitje e vërteton më së miri faktin që nuk largohem për te Teuta”. Kështu e nis prononcimin e tij për “Panorama Sport” trajneri peqinas, Gugash Magani, i cili pranon se ka pasur një ofertë nga presidenti i Teutës, Hasanbelliu, për të marrë drejtimin e skuadrës durrsake. Mirëpo, tekniku bardhekaltër ka vendosur që të vazhdojë punën e nisur me skuadrën e qytetit të tij. “Po, është më se e vërtetë që ditët e fundit më kanë kontaktuar drejtuesit e Teutës, konkretisht presidenti Edmond Hasanbelliu, i cili më ka propozuar që unë të marr drejtimin e skuadrës së tij. Jam ndier vërtet i nderuar që ky president më ka kontaktuar për të më ofruar këtë post, pasi është vlerësim që ky njeri ka për emrin tim. Megjithatë, unë e kam falënderuar dhe e kam refuzuar marrjen e kësaj detyre, pasi kam menduar se është më e drejtë që unë të vazhdoj punën e nisur këtu në Peqin me skuadrën e Shkumbinit”, – ka bërë të ditur Magani. Kreu i pankinës peqinase foli edhe për krizën e rezultateve në dy javët e para të kampionatit. “Në dy ndeshjet e para sigurisht që nuk kemi bërë paraqitje të mira, e kjo për shkak se skuadra vuan presionin psikologjik të kundërshtarit, por nga ana tjetër kemi qenë edhe disi të pafat për të marrë të paktën një rezultat pozitiv. Gjithsesi, unë mendoj se gjatë kësaj periudhe do të punojmë shumë fort, dhe të jeni të bindur se pavarësisht elementit të ri në përbërje, Shkumbini do ta kalojë këtë ngërç të rezultateve që në sfidën e radhës”, – ka shtuar Magani.
F.Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top