Wednesday, February 8th, 2012

Magani: Fitore bukur, por janë vetëm 3 pikë

Published on August 23, 2010 by   ·   No Comments

Trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani, kërkon të ulë menjçherë euforinë e vlonjatëve

Flamurtari e ka nisur me fitore sezonin e ri futbollistik dhe pikërisht përballë kampionëve në fuqi, vlonjatët kanë triumfuar në “Qemal Stafa”. Ka qenë një gol i Daniel Xhafajt, blerjes së vlonjatëve gjatë kësaj vere, që i ka dhënë fitoren me shumë vlera Flamurtarit. Megjithatë, stafi teknik dhe drejtues të ekipit kanë kërkuar të ulin entuziazmin për këtë fitore, pasi, sipas tyre, duhet nisur të mendohet menjëherë për ndeshjen e radhës që vlonjatët do të luajnë në shtëpi përballë Tiranës.

Duke u kthyer te ndeshja me Dinamon, të gjithë besojnë se fitorja e Flamurtarit ishte pa dyshim e merituar, edhe pse referuar lojës, Flamurtari ka pasur mundësi të shënojë sërish në portën e Dinamos. Vetë trajneri i ekipit të Flamurtarit, Gugash Magani, është treguar i rezervuar pas ndeshjes, ndërsa është dukur qartë që ka kërkuar të frenojë entuziazmin që mund të vijë pas kësaj fitoreje.

“Pa dyshim, kemi fituar një takim shumë të vështirë përballë një ekipi, që edhe pse humbi, do të mbetet një nga pretendentët për trofe deri në fund të sezonit futbollistik. Duhet të them që natyrisht më kënaq kjo fitore, por është veç fillimi dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Referuar ndeshjes, mendoj se nëse do të ishim treguar më të saktë, kishim mundësitë që edhe ta dyfishonin apo trefishonim rezultatin, edhe pse në disa momente kundërshtari pati mundësi mjaft të mirë.

Nëse Xhafaj apo edhe Progni do të kishin shënuar, ndeshja do të merrte të tjera ngjyra. Megjithatë, e rëndësishme është që fituam, edhe pse na duhet që në vijim të punojmë për rastet e humbura përpara portës kundërshtare, siç edhe ndodhi në takimin me Dinamon. Kur e nis sezonin me fitore, pa dyshim që për javët më pas ndihesh më i qetë, por ne na duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, për të menduar për ndeshjen e radhës.

Pas Dinamos, për Flamurtarin është tashmë një tjetër përballje e vështirë, ku në Vlorë do të presim Tiranën, një tjetër ekip rival dhe duhet të bëjmë një paraqitje sa më të mirë përballë publikut tonë. Këtë sezon te Flamurtari është investuar mjaft dhe objektivat e ekipit janë madhore, megjithatë çdo ndeshje duhet ta shohim si të radhës dhe të mos nxitohemi në gjykimin e kundërshtarit. Për mua Dinamo tashmë është lënë pas dhe, duke nisur nga dita e hënë, do të mendohet vetëm për ndeshjen përballë Tiranës në Vlorë,” ka theksuar trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • gugash magani
  • magani futbollit shqiptar
  • një fitore e vështir e ekipit tonë
  • www.gugash magani
  • ndeshjet kampionatit shqiptar
  • futboll live
  • ndeshjet e kampionatit shqiptar
  • ndeshjet e kampionatit shqiptar
  • ndeshjet e kampjonatit shqiptar
  • ndeshjet e kampionatite shqipetare

Tags: , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics