Trajneri peqinas, Gugash Magani, ka kërkuar të largohet nga skuadra e Flamurtarit.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja sportive “Sporti Shqiptar”, sipas të cilës Magani ka probleme të vogla me grupin e futbollistëve.
Burimet pranë klubit kuqezi bëjnë me dije se Magani ka kërkuar të largohet për arsye familjare, pasi kërkon t’i përkushtohet më shumë asaj.
Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në sezonin 2009-2010, kur Magani kërkoi të largohej, por ndërhyrja e kryebashkiakut Gjika bindi trajnerin të qëndrojë në Vlorë. Presidenti Gjika po tenton sërish të bindë trajnerin peqinas të qëndrojë.
Nëse përfundimisht Magani largohet nga Flamurtari, pavarësisht këmbënguljes së presidentit Gjika, atëherë dy opsionet për të drejtuar një skuadër duke qenë pranë familjes janë Besa e Kavajës dhe Shkumbini.