Magani, ndaj Vllaznisë konfirmon titullarët

Magani, ndaj Vllaznisë konfirmon titullarët

No Comments on Magani, ndaj Vllaznisë konfirmon titullarët

Skuadra peqinase vijon fazën e ngjeshur përgatitore me nga dy seanca në ditë, duke u stërvitur paradite në fushën sportive të Rrogozhinës dhe pasdite në stadiumin e vet. Trajneri Magani po kërkon që, përveç dhënies së ngarkesës së duhur fizike, të injektojë te futbollistët psikologjinë e një skuadre që nuk duhet të ndihet inferiore ndaj asnjë kundërshtari, pasi vetëm kështu mund të synohet realizimi i objektivave. Në kuadrin e takimeve miqësore, Shkumbini sot do të përballet në fushën e vet ndaj skuadrës së Vllaznisë, e cila ka zhvilluar një merkato vërtet cilësore, e sigurisht që do të jetë pretendente për fitimin e ndonjë trofeu. Ky takim pritet që të jetë një test i vërtetë për skuadrën që drejtohet nga Gugash Magani, duke ditur që Vllaznia qëndron disa herë më lart se kundërshtarët me të cilët është përballur skuadra bardhekaltër në miqësoret e zhvilluara deri më tani. Në fakt në ndeshje të tilla, edhe motivimi i futbollistëve është akoma më i madh, pasi kuqeblutë janë kundërshtarë të peqinasve në kampionat, e kësisoj pritet që lojtarët të japin maksimumin e tyre. Nga ana tjetër, trajneri Magani pritet që në pjesën e parë të aktivizojë pjesën më të madhe të titullarëve, në mënyrë që të krijojë një ide në lidhje me formacionin që do përdorë në kampionat, pa llogaritur ende ndonjë përforcim të mundshëm në merkato.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top