Magani ngre zërin: Dua siguri financiare!

Magani ngre zërin: Dua siguri financiare!

No Comments on Magani ngre zërin: Dua siguri financiare!

Prej gati një jave, Shkumbini ka prekur tapetin jeshil të stadiumit të Peqinit, duke filluar zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Drejtuesit bardhekaltër duke sfiduar problemet financiare kanë arritur t’i bindin futbollistët vendës që të nisin stërvitjen. Në të njëjtën kohë shpresohet shumë që brenda një harku kohor jo fort të gjatë të mund të marrë zgjidhje edhe ngërçi financiar. Klubi është ulur në bisedime edhe me trajnerin Magani dhe ka arritur ta bindë, megjithatë ai ende nuk ka nisur nga puna. Burime pranë klubit peqinas bëjnë me dije se Magani ka kërkuar garanci në aspektin financiar, pasi vetëm në këtë mënyrë ai mund të punojë i qetë me futbollistët e tij apo edhe të mund të kërkojë elementët e duhur në merkato. Në këtë pikë, në fokusin e klubit mbeten Kotorri, Shenaj e Diop, të cilët shihen edhe si pjesë e formacionit. Por, përveç këtyre emrave, në Peqin synojnë të afrojnë të paktën edhe 2-3 të tjerë për ta quajtur ekipin të kompletuar. Shkumbini është i përbërë nga futbollistë të rinj, ndaj dhe synimet e drejtuesve të klubit janë afrimi i ndonjë elementi me eksperiencë duke shfrytëzuar mundësitë që ofron merkatoja vendëse. Sipas krerëve peqinas, në këtë periudhë ka mjaft futbollistë që janë ende pa një skuadër, pra të lirë për të vendosur për të ardhmen, ndaj dhe në momentin e duhur pritet që klubi t’u afrojë atyre ofertën për të qenë pjesë e Shkumbinit.
F.Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top