Magani: Nuk kemi përvojë, Shkumbini duhet të “rritet”

Magani: Nuk kemi përvojë, Shkumbini duhet të “rritet”

Magani: Nuk kemi përvojë, Shkumbini duhet të “rritet”

1 Comment on Magani: Nuk kemi përvojë, Shkumbini duhet të “rritet”

Sulmuesi i ri Magani mendon se skuadra e tij mund të bëjë më mirë se humbja kundër Bylisit: “Takimi ndaj Bylisit nuk duhet marrë si një tregues negativ për ekipin. Ndeshja nuk ka qenë në nivel të ulët por kuptohet që një pjesë e jona nuk ka patur eksperiencën e duhur në ndeshje në Superligë. Kjo ka bërë që paçka dëshirës së madhe për një futboll të bukur, kjo nuk rezultoi e tillë edhe në fushën e lojës në të dy pjesët e saj. Në pjesën e parë ka patur më shumë ritëm dhe rezistencë e cila në pjesën e dytë u venit disi kjo edhe për shkak të trysnisë së lojës së kundërshtarit, por në veçanti golit të menjëhershëm në fillimin e pjesës së dytë. Megjithatë është një ndeshje të cilën e kemi lënë pas dhe rezultati i saj nuk duhet të na demoralizojë por na mobilizon që ta shlyejmë në ndeshjen e radhës në javën e dytë. Përballë do të kemi një kundërshtar për t’u vlerësuar por duke parë që janë javët e para ekipet mund të mos kenë shumë dallime nga njëri-tjetri”.

Lulzim Resuli/ksshkumbini.com/sportekspres

About the author:

1 Comment

  1. franc  - 17/09/2011 - 11:26
    Reply /

    shprsojme qe edhe shkumbini te kthehet ne fomen me te mire

Leave a comment

Back to Top