Magani, ‘presion’ të rinjve: Duhet ta meritoni formacionin!

Magani, ‘presion’ të rinjve: Duhet ta meritoni formacionin!

No Comments on Magani, ‘presion’ të rinjve: Duhet ta meritoni formacionin!

Në kampin peqinas vijojnë me intensitet të lartë përgatitjet, duke shfrytëzuar në maksimum këtë periudhë ndërprerjeje të kampionatit. Trajneri Gugash Magani është i vetëdijshëm se skuadra e tij duhet të konsolidohet në çdo aspekt, në mënyrë që në ndeshjen e radhës të bëjë një paraqitje krejt ndryshe, ku do të kërkohet edhe fitorja e parë. Gjatë këtyre ditëve, Magani ka punuar veçmas edhe me futbollistët e rinj, të cilëve u ka kërkuar që ta bindin me stërvitje dhe punë, nëse duan të bëhen pjesë e formacionit titullar. “Dihet që skuadra jonë në përbërje të saj ka mjaft elementë të rinj, të cilët duan të afirmohen. Për mua, të gjithë janë të barabartë dhe çdo gjë përcaktohet pikërisht këtu në stërvitje; pra unë vendos në lidhje me aktivizimin e tyre, duke u nisur nga ajo që ata tregojnë gjatë përgatitjeve. Ua kam bërë të qartë se fanella e Shkumbinit ka peshë dhe ajo nuk dhurohet, por duhet fituar me mund e djersë. Ajo çka më kënaq është edhe fakti që ka konkurrencë ndërmjet futbollistëve të rinj”.
Devolli – Në stërvitjen e djeshme ka rënë në sy mungesa e mesfushorit gjirokastrit Bledar Devolli. Nga sa mësohet, lojtari ka marrë leje nga klubi për të bërë një vizitë mjekësore në Janinë.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top