Magani: Shkumbinit i duhen dy blerje

Magani: Shkumbinit i duhen dy blerje

No Comments on Magani: Shkumbinit i duhen dy blerje

Trajneri Gugash Magani ka marrë ditën e hënë drejtimin e Shkumbinit për sezonin e ri, duke u rikthyer në vendlindje pas eksperiencave pozitive në pankinën e Flamurtarit dhe Besës. Magani tregon për “Panorama Sport” përshtypjet e tij të para rreth ekipit dhe objektivave që ka për sezonin.
Magani, riktheheni në stolin e Shkumbinit pas dy sezonesh, si ndiheni?
Pikë së pari do të thosha se jam mjaft i lumtur, njëkohësisht entuziast që rikthehem të drejtoj skuadrën e vendlindjes ku unë kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës si futbollist. Besoj se bëra zgjedhjen e duhur. Drejtuesit e klubit më kontaktuan dhe unë shpreha gatishmërinë time për të bashkëpunuar, sigurisht që ramë dakord që do të sigurohet edhe ana financiare e ekipit, çka është mjaft e rëndësishme në punën tonë.
Cilat janë përshtypjet e para të punës me skuadrën?
Pak a shumë unë e njoh skuadrën, sepse e kam ndjekur, ndaj do të thosha me bindjen e plotë se Shkumbini ka mjaft djem të talentuar, të cilët duhet të punojnë shumë për të përfaqësuar sa më denjësisht ekipin peqinas. Mendoj se jo të gjithë të rinjve në vendin tonë u jepet një shans i tillë, pasi ka futbollistë që janë ndoshta më të talentuar dhe që luajnë në Kategorinë e Parë. Nga ana tjetër, unë do të thosha se jemi ekipi i vetëm ndoshta ku mbi 80 për qind e skuadrës përbëhet nga lojtarë vendës, pra peqinas.
Janë bërë tri afrime, a është i kompletuar ekipi?
Tri afrimet, Kotorri, Kaculi dhe Gava janë pjesë e merkatos dhe i konsiderojmë prurje cilësore, që ne kemi planifikuar. Por mendoj se mund të bëjmë edhe një ose dy goditje të tjera. Gjatë këtyre ditëve do të afrojmë një mbrojtës dhe ndoshta një tjetër mesfushor, megjithatë çdo gjë në kohën e vet.
Cilat do të jenë objektivat konkretë të bardhekaltërve?
Në momentin që skuadra do të quhet plotësisht e kompletuar, atëherë edhe ne si ekip mund të flasim për objektivat që do të kemi gjatë sezonit të ri.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top