Mbrojtësi Salliu: Bëjmë “mur” në Fier

Mbrojtësi Salliu: Bëjmë “mur” në Fier

Mbrojtësi Salliu: Bëjmë “mur” në Fier

No Comments on Mbrojtësi Salliu: Bëjmë “mur” në Fier

Shkumbini po punon fort për të përballuar në mënyrën e duhur një sfidë delikate, sikurse ajo ndaj Apolonisë në transfertë. Në kampin bardhekaltër e kanë të qartë se pozicioni aktual në renditje nuk është asgjë dhe se duhet akoma shumë punë për të siguruar mbijetesën, ndaj dhe trajneri Mile u ka kërkuar të tijve që ta vlerësojnë Apoloninë si një rival direkt. Për mbrojtësin Alfred Salliu, mbijetesa mund të sigurohet pikërisht duke marrë pikë edhe në transfertë, pasi nuk mund të rrezikohet gjithçka në ndeshjet e fundit. “Dihet që faza e dytë është gjithmonë më e vështirë se ajo e para. Të gjitha skuadrat, duke parë edhe ecurinë e fazës së parë, kanë bërë merkaton e tyre dhe janë përforcuar me futbollistë. Objektivi i Shkumbinit është i qartë për gjithkënd, sigurimi i mbijetesës përpara ndeshjeve të fundit të kampionatit, pasi në fund gjithçka mund të ndërlikohet”, thekson Salliu. Mbrojtësi i referohet edhe sezonit të kaluar, kur Shkumbini siguroi mbijetesën falë fitores në ndeshjen shtesë. “Pikë së pari, ne duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Apolonia është e fortë, por unë besoj se mund t’ia dalim që të marrim një rezultat pozitiv. E rëndësishme për ne është që të zhvillojmë një lojë kolektive, pasi kur bën lojë grupi sigurisht që vjen edhe rezultati pozitiv”, përfundon Salliu.

About the author:

Leave a comment

Back to Top