Merxha e Ramazani, në Peqin i bëjnë të Shkumbinit

Merxha e Ramazani, në Peqin i bëjnë të Shkumbinit

Merxha e Ramazani, në Peqin i bëjnë të Shkumbinit

No Comments on Merxha e Ramazani, në Peqin i bëjnë të Shkumbinit

Situata në kampin peqinas duket e qetë në sipërfaqe, ndërkohë që ka mjaft lëvizje. E para vjen ngaqë ende nuk ka asnjë prononcim zyrtar, qoftë për të ardhmen e skuadrës në kuptimin e klubit, por dhe merkatos. Dhe nuk ke si pret tjetër kur nuk ka ende një zyrtarizim për aspektin financiar, qoftë nga bashkia, po kështu dhe nga sponsorët e mundshëm. Por, nga ana tjetër, dëshira për ta konturuar këtë ekip është e madhe, ndaj edhe lëvizja nga drejtuesit e Shkumbinit nuk ka qenë zero. Në radhët e këtij ekipit pritet të afrohen emra që nuk janë të panjohur në kampin peqinas.

I pari që mund të bëhet pjesë e ekipit të Shkumbinit është mbrojtësi shtatlartë, Daniel Ramazani, i cili si lojtar është zbuluar nga të rinjtë e Shkumbinit e më pas ka patur një karrierë me ekipet e Bilisht Sportit dhe të Tomorit në Kategorinë e Parë, për sezonin që sapo u mbyll. Përveç kësaj, ai ka qenë edhe pjesë e ekipit të Elbasanit në fazën e parë, në pjesëmarrjen e këtij ekipi në Superligë.

I dyti është mesfushori elbasanas, Eriol Merxha. Lojtari ka qenë kapiten i ekipit të së njëjtës prefecture, që në këtë moment ndodhen një kategori më poshtë. Merxha ka qenë edhe më parë lojtar i ekipit të Shkumbinit dhe e njeh më së miri këtë mjedis. Në ditët në vazhdim pritet që të ketë ndonjë konkretizim të këtyre zërave që janë shumëfishuar në mjedisin peqinas.

About the author:

Leave a comment

Back to Top