Mile , jam i Shkumbinit

Mile , jam i Shkumbinit

Mile , jam i Shkumbinit

No Comments on Mile , jam i Shkumbinit

Tifozët e Tomorrit prej kohësh kanë një raport shumë të vështirë me trajnerin actual të skuadrës Memushi dhe nuk ngurrojnë që këtë ta shpresin hapur duke i bërë presion drejtuesve që trajneri i ekipit të jetë Kristaq Mile, i cili sipas tyre për më tepër është beratas. Vetë Mile e komenton me kënaqësi faktin që opinioni e do por shpjegon arsyet pse sipas kjo gjë për momentin nuk mund të realizohet.

A jeni në dijeni të faktit që tifozëria e Beratit ju do në krye të skuadrës?

E di, madje kundrejt meje më shumë se sa një herë tifozët më kanë kërkuar me shumë insistim të ofrohem për vendin e trajnerit. Nuk e mohoj që një gjë e tillë më kënaq dhe që ndihem i vlerësuar. Unë personalisht nuk e kam mohuar ndonjëherë që kam dëshirë të punoj në Berat me skuadrën. Ky ëhstë qyteti im dhe të gjithë do të donin të punonin të qytetin ku kanë lindur. Por…

Por?

Skuadra për momentin e ka një trajner dhe unë e respektoj dhe punën që bëj ai. Mendoj se ai është duke punuar mirë. Unë asnjëherë nuk mund të gjykoj një trajner tjetër aq më tepër që ai është në detyrë e sipër.

Nuk ka asnjë shans që të afroheni?

Sikur të mos mjaftojë respekti që kam për Memushin jam duke bërë një punë të mirë në Peqin që nuk dua ta lë në mes. Kemi marrë një zotim që megjithëse me një skuadër me djem të rinj të qëndrojmë në Superiore dhe dua ta cojmë deri në fund këtë objektiv. Kam raporte shumë të mira me drejtuesit e skuadrës peqinase, me deputetin Sula dhe me kryetarin e Bashkisë dhe bashkë kemi marrë përsipër që të shpëtojmë sezonin. Unë tashmë kam detyrim ndaj tyre dhe ndaj tifozërive peqinas.

A do ktheheni një ditë në Berat?

Patjetër që do rikthehem. Por mos nënvlerësoni një detaj, asnjëherë kryetari i Bashkisë, Nasufi apo ndonjë drejtues tjetër mua kurrë nuk më kanë telefonuar për tu ulur në bisedime. Duhet të ketë faktorë zyrtarë që të më risjellin në berat dhe jo dëshira e tifozëve, pavarësisht sa e rëndësishme është kjo gjë.

About the author:

Leave a comment

Back to Top