Mile: Nëse nuk mund Tomorrin, do të largohem nga Shkumbini

Mile: Nëse nuk mund Tomorrin, do të largohem nga Shkumbini

Mile: Nëse nuk mund Tomorrin, do të largohem nga Shkumbini

No Comments on Mile: Nëse nuk mund Tomorrin, do të largohem nga Shkumbini

Menjëherë pas ndeshjes së Kupës kundër Burrelit, Shumbini është future në stërvitje dhe trajneri Mile e ka mendjen vetëm te kampionati.

Si ju është dukur takimi ndaj Burrelit?

Ka qenë një kualifikim i pritshëm për ne. Kuptohet që nuk kishim impenjim maksimal pasi tjetër synim kemi. Vazhdimësia në kampionat është detyra jonë thelbësore, ndaj e gjithë vëmendja dhe forcat shkojnë për ndeshjen e kampionatit.

Çfarë mund të veconi nga kjo sfidë?

Synimi në këtë ndeshje ishte pikërisht fitimi i elementit të ri. Mund të them se ka një kontigjent të mirë djemsh që është për t’u vlerësuar. Në të ardhmen mund këta lojtarë do të jenë pjesa dominante e 11-tëshes por edhe e 18-tëshes së ekipit. Por kjo nuk më ndalon të theksoj se kemi ende punë për të bërë me këta djem.

Në fundjavë përballë ekipit të Tomorit?

Çdo ndeshje paraqet vështirësinë e vet. Sfida e radhës ndaj Tomorrit do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne e kemi vlerësuar këtë takim dhe përgatitjet tona kanë qenë intensive dhe me shumë seriozitet. Padyshim që kam shumë besim tek ekipi në forcën dhe karakterin e djemve. ka arsye të shumta për të cilat tifozët tanë duhet të marrin një tjetër kënaqësi nga lojtarët ndaj mendoj se ekipi nuk do të zgënjejë.

A mendoni se mund të merrni tre pikëshin e dytë?

Nuk dua të nënvlerësoj kundërshtarin, por njëkohësisht as të jem i sertë me ekipin e qytetit tim. Por fakti është që në këtë ndeshje jemi të distinuar të luajmë vetëm për tre pikë. U kam kërkuar lojtarëve të mi që në sfidën e radhës të japin maksimumin dhe të marrin fitore. Mendoj se sakrifica ime në Peqin meriton të shpërblehet, prandaj djemtë në këtë sfidë do të luajnë për mua. Në rast të ndonjë rezultati tjetër përveç fitores atëherë unë nuk do të jem më trajner i Shkumbinit.

Lulzim Resuli/sportekspres/ksshkumbini.com

About the author:

Leave a comment

Back to Top