Mile: Pas Kamzës, Shkumbini me 99% i shpëtuar

Mile: Pas Kamzës, Shkumbini me 99% i shpëtuar

Mile: Pas Kamzës, Shkumbini me 99% i shpëtuar

No Comments on Mile: Pas Kamzës, Shkumbini me 99% i shpëtuar

Trajneri Kristaq Mile ka falënderuar të tijtë që e vlerësuan drejt ndeshjen e fundit, duke e fituar dhe duke shpëtuar nga rënia

Ka qenë një javë jo aq e qetë për trajnerin e Shkumbinit, Kristaq Mile, në përgatitje të takimit me Kamzën, që u luajt të shtunën e kaluar. Shqetësimin e ka shfaqur çdo ditë të  javës në stërvitje, por edhe përpara ndeshjes me Kamzën, duke kërkuar që t’i motivojë edhe më shumë futbollistët. Kur kampionatit po i vjen fundi, beratasi që drejton Shkumbinin përsërit që për ekipin e tij nuk ka ndeshje të lehta, por duhet t’i konsiderojë si finale.

“E kemi deklaruar gjithmonë që për Shkumbinin çdo ndeshje duhet vlerësuar si një finale dhe ndeshja e fundit me Kamzën në Peqin tregoi që nuk ka më ndeshje të lehta. Fitorja e fundit na jep mundësi të jemi më të qetë në mesin e renditjes, duke e ditur që kemi edhe dy ndeshje të tjera në fushën tonë.

Për ne ishte një takim ku fitorja shihej si një detyrim, por nisur nga emri i kundërshtarit, i trembesha një ndjenje vetëkënaqësie nga ana e futbollistëve të veçantë dhe shqetësimin tim ua transmetova vazhdimisht futbollistëve gjatë javës në stërvitje, por edhe ditën e ndeshjes.

Për fat të keq, fillimi i lojës nuk ishte ai që duhej, por me kalimin e minutave ekipi diti të reagojë për të krijuar epërsi, duke konkretizuar me shënimin e 3 golave nga Diopi dhe Mustafaj që në pjesën e parë.

I falënderoj djemtë e ekipit, sepse kanë ditur t’i marrin me djersë këto pikë dhe me 99% kjo fitore na bën që Shkumbini ta shohë veten të larguar nga zona e rrezikshme, që të çon në ndeshjet shtesë. E kam deklaruar që Shkumbini ka një grup të mirë lojtarësh të rinj, që kanë ditur ta justifikojnë veten, duke e merituar fanellën e ekipit.

Jam i kënaqur me realizimin e golave në pjesën e parë, kur shënuam tri herë, por duhet thënë që në pjesën e dytë duhej të kishim shënuar përsëri për ta thelluar avantazhin. Defekti kryesor i lojës sonë në ndeshjen me Kamzën mendoj se ishte shpërdorimi i rasteve përpara portës së kundërshtarit.

Tani po mendojmë për ndeshjen e radhës, por siç e përmenda, nuk shkojmë me presionin e rezultatit dhe nga kjo mund të përfitojmë që të marrim pikë, edhe pse përballë kemi një kundërshtar që lufton për titull,” – ka përfunduar trajneri i Shkumbinit, Kristaq Mile.

About the author:

Leave a comment

Back to Top