Mile teper i kenaqur me te rinjte peqinas.

Mile teper i kenaqur me te rinjte peqinas.

Mile teper i kenaqur me te rinjte peqinas.

No Comments on Mile teper i kenaqur me te rinjte peqinas.

Për Milen bëhet emergjente përforcimi skuadrës në ditët e ardhme, sepse superliga kërkon futbollistë me përvojë

Shkumbini, të shtunën e kaluar fitoi miqësoren me Tomorin, ndeshje e cila u luajt në Peqin. Gjithsesi, më shumë se rezultati teknik, miqësorja në fjalë tregoi se në Peqin po fitohen futbollistët e rinj.

Për herë të parë, pas shumë e shumë vitesh, Shkumbini pati një formacion me përbërje “puro“ peqinase, ku luajtën  kryesisht vetëm 3-4 “senatorë” nga sezoni  i kaluar, ndërsa pjesa tjetër ishin të rinj, të ardhur nga ekipet zinxhirë të klubit.

17-18-vjeçarët Vogli dhe E.Lundraxhiu, në repartin e mbrojtjes, bënë një paraqitje mjaft të mirë, ashtu si mesfushorët Isaj dhe  Sulkja, që u aktivizuan si titullarë të padiskutueshëm në formacion, që nga minuta e parë, për ta justifikuar plotësisht besimin e trajnerit Mile.

Prezantim mjaft të mirë bënë edhe futbollistët e tjerë të rinj, si vëllezërit Magani, A.Lundraxhiu, Kafazi, Karaj, Lluca etj., që e nisën takimin nga stoli, po treguan se janë alternativa bindëse për ekipin e parë.

Grupi i zgjedhur dhe i përgatitur prej kohësh nga Mile diti të përshtatet si duhet me futbollistët e tjerë, më me përvojë në ekip, si Pashja, Dervishi, Mustafaj dhe Xhyra.

Me nxitjen dhe inkurajimin e drejtpërdrejtë të trajnerit Mile, këta futbollistë kanë javë që stërviten me dëshirë të madhe, duke kërkuar ta shfrytëzojnë shansin që u jepet, për të zënë vendin e titullarit në ekipin bardhekaltër.

Vetë Mile pranon se është i kënaqur me punën që bëjnë futbollistët e rinj në stërvitje, ndërsa premton se do t’u qëndrojë vazhdimisht pranë atyre, do t’u japë besim.

Kjo u pa edhe në miqësoren e fundit me Tomorin, ku ra në sy lirshmëria e veprimeve në mbrojtje dhe në sulm, ndërsa pati një harmonizim më të mirë midis reparteve.

Trajneri Mile – “Ishte miqësorja e tretë, që zhvillonim gjatë kësaj periudhe, por duhet pranuar që loja e ekipit pati një rritje, krahasuar me ndeshjet e tjera.

Futbollistët, pas një muaji stërvitjeje së bashku, luajtën më të çliruar emocionalisht, por edhe taktikisht. Besimi që kam injektuar tek ata i nxiti edhe më shumë ndaj Tomorit, ku shprehën vlerat më të mira të tyre, pavarësisht se janë ende të rinj për një përballje në superligë.

Personalisht jam i kënaqur, gjithsesi, sepse kam nxjerrë në fushën e lojës 22 futbollistë peqinas, të cilëve u jepet plotësisht shansi  të tregojnë vlerat, për ta merituar vendin në formacionin e skuadrës së parë.

Shkumbini sigurisht që ka nevojë për përforcime në të gjitha repartet, duke nisur nga porta, por çdo futbollist që do të vijë, do të jetë i detyruar të rivalizojë me të rinjtë, që janë në këtu për të qenë pjesë e formacionit.

Nëse të ardhurit nuk do ta kenë gjendjen e duhur fizike, unë si trajner do të preferoja e do të ngulmoja në aktivizimin e të rinjve peqinas.

Një pjesë e tyre janë me të ardhme, janë stërvitur mjaft mirë gjatë periudhës përgatitore dhe këtë e treguan edhe në miqësoren e fundit me Tomorin. Patëm përballë një kundërshtar, që sapo ka nisur të organizohet, prandaj dhe rezultati, ngaqë ishte miqësore, del në plan të dytë.

Kemi nisur një punë të mirë, në kushte të vështira financiare, e cila duhet çuar më tej. Presim që në ditët në vijim gjendja të rregullohet dhe, me përforcimet e pritshme, të jemi gati për fillimin e sezonit të ri,” – deklaroi Mile

About the author:

Leave a comment

Back to Top