Mustafai, ofertë nga PAOK!

Mustafai, ofertë nga PAOK!

Mustafai, ofertë nga PAOK!

No Comments on Mustafai, ofertë nga PAOK!

PAOK i Selanikut i ka bërë një ofertë trevjeçare sulmuesit të Shkumbinit, Erion Mustafai. Ky është lajmi më i bujshëm i këtyre ditëve në kampin peqinas, ku situata ka qenë krejtësisht e qetë që nga përfundimi i ndeshjes me Mamurrasin, e cila siguroi mbijetesën. Vetëm një javë më parë, Mustafai ka qenë Greqi, ku ka folur me drejtuesit e klubit PAS Janina, i sapongjitur në ligën e parë greke. Në kontratën e ofruar, përveç aspektit ekonomik të lojtarit parashikohej edhe detyrimi për Shkumbinin, që ta linte të lirë sulmuesin. Jo vetëm kaq, por klubi i Janinës i ofronte klubit peqinas edhe 20 për qind të kontratës së lojtarit, në rast se ky i fundit do të mund të lëvizte në merkato në ndonjë ekip tjetër. Megjithatë, në kampin peqinas nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar, përveç asaj që kemi mësuar nga lojtari, se ekipi nuk ka reflektuar për t’i dhënë lejen e kalimit për në klubin helen. Ky lajm është publikuar në mediat sportive greke, çka i ka hapur oreksin një tjetër ekipi grek për të kërkuar lojtarin. Vetëm një ditë më parë, Mustafai është kontaktuar nga menaxherë të ekipit të qytetit të Selanikut, pikërisht PAOK-ut. Grekët kanë kërkuar që lojtari të bashkohet për disa ditë me skuadrën për ta parë e më pas të përpilohet kontrata. Po ashtu, drejtuesit e PAOK-ut, sipas disa burimeve konfidenciale, kanë shprehur gatishmërinë të ofrojnë edhe dëmshpërblimin për kartonin e lojtarit pranë klubit të Shkumbinit, nëse gjendet gjuha e përbashkët mes dy palëve.

Janina – Sot në mëngjes, Mustafai do të shkojë në shtetin fqinj, por destinacioni do të jetë Janina. Aty do të takohet me drejtuesit e klubit për të diskutuar mundësinë e kalimit dhe vlerën e pagesës së kartonit. Në rast pamundësie për të kaluar te Janina, Mustafai do të udhëtojë drejt Selanikut, për të biseduar me zyrtarët e PAOK-ut. Në ditët në vazhdim mund të mësojmë se cila do të jetë ecuria e aventurës greke të sulmuesit të Shkumbinit, Erion Mustafai.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top