Mustafaji do një gol për vajzën dhe tifozët peqinas

Mustafaji do një gol për vajzën dhe tifozët peqinas

No Comments on Mustafaji do një gol për vajzën dhe tifozët peqinas

Kur mbeten edhe vetëm tri ditë nga ndeshja me Teutën, në kampin peqinas ka optimizëm se starti do të jetë i suksesshëm. Stafi teknik, por edhe futbollistët, betohen për “luftë” që në ndeshjen e parë, duke premtuar se ndaj Teutës do të luhet vetëm për fitore. Sulmuesi Erion Mustafaji, në një bisedë për “Panorama Sport”, shpreh bindjen e tij se Shkumbini do ta mposhtë kundërshtarin nëpërmjet një loje të fortë e të kujdesshme. “Gjendja e skuadrës sonë është përmirësuar ndjeshëm dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm të startojnë një kampionat, i cili pa diskutim do të jetë një sfidë më vete për Shkumbinin. E them këtë, pasi pjesa më e madhe e ekipit është ruajtur dhe kjo ndikon pozitivisht edhe në psikologjinë e futbollistëve të rinj, të cilët janë të karikuar për të dhënë maksimumin, por edhe për t’u afirmuar. Trajneri Magani ka meritën e tij në këtë drejtim, pasi ka ditur që të na motivojë. Personalisht nuk e kisha aspak problem se kush do të ishte kundërshtari i parë në kampionat, pasi unë gjithmonë mundohem të bëj detyrën time, pra të shënoj. Të dielën do të luajmë në fushën tonë, por fatkeqësisht pa tifozë. Nëse arrij që të shënoj në portën e Teutës, goli do t’i dedikohet vajzës sime të vogël që ka lindur pak kohë më parë, por edhe sportdashësve peqinas, të cilët na mbështesin kudo”, – ka thënë Mustafaji, i cili pritet që të formojë dyshen e sulmit peqinas bashkë me golashënuesin më të mirë, Roland Dervishi.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top