Mustafaji: Dua vlerësim, ndryshe iki nga Shkumbini!

Mustafaji: Dua vlerësim, ndryshe iki nga Shkumbini!

No Comments on Mustafaji: Dua vlerësim, ndryshe iki nga Shkumbini!

Sulmuesi i talentuar peqinas, Erion Mustafaji, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Ai deklaron se, nëse zhvillimet në klubin e Shkumbinit nuk do të jenë pozitive, atëherë do të detyrohet që të kërkojë një tjetër skuadër për sezonin e ri. “Si futbollist peqinas kam pasur një lloj detyrimi për t’i shërbyer skuadrës edhe me financa minimale, por tashmë mendoj se edhe ne kemi të drejtën që të marrim njëlloj si futbollistët e skuadrave të tjera. Me këtë profesion mbajmë familjet tona, kështu që duhet të vlerësohemi. Unë shumë shpejt do të bëhem baba, sepse presim të vijë në jetë fëmija i parë, ndaj dhe tashmë përgjegjësitë e mia në të ardhmen rriten. Kjo kërkon më shumë siguri financiare për familjen time. Edhe më parë jam shprehur se dëshira ime mbetet qëndrimi te Shkumbini, pasi e ndjej se mund të jap kontributin tim në këtë ekip. Mirëpo, në rast se zhvillimet në klub nuk do të jenë pozitive, atëherë më duhet të shqyrtoj ofertat e ardhura në adresën time, të cilat janë vërtet joshëse. Sigurisht që nuk dua të nxitohem”, – është shprehur Mustafaji.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top