Mustafaji kërkon kthesën në kampionat

Mustafaji kërkon kthesën në kampionat

No Comments on Mustafaji kërkon kthesën në kampionat

Shkumbini ka arritur të kualifikohet më tej në kompeticionin e kupës, pavarësisht se është mundur në takimin e dytë të zhvilluar në Shkodër përballë Vllaznisë. Për sulmuesin peqinas Erion Mustafaji, kualifikimi më tej në kupë duhet t’i shërbejë ekipit si një shtysë për të bërë kthesën edhe në ndeshjet e kampionatit, duke filluar nga sfida e radhës ndaj Bylisit. “Megjithëse kompeticioni i kupës nuk është në plan të parë për ne, shkuam në Shkodër për të zhvilluar një lojë korrekte. Mendoj se pavarësisht fitores së kundërshtarit, ne e merituam kualifikimin, çka shpresoj të na shërbejë më shumë në aspektin moral edhe për sfidat e kampionatit. Në fakt, në kampionat duhet të tregohemi më të kujdesshëm, pasi deri më tani kemi lënë shumë pikë, që duhen rikuperuar”. Sulmuesi peqinas, duke iu referuar kundërshtarit të radhës në kampionat, Bylisit, e ka të qartë vështirësinë e takimit, por shpreson te një rezultat pozitiv. “E kemi vlerësuar maksimalisht Bylisin dhe do të shkojmë për të treguar vlerat tona më të mira, pse jo për të kërkuar një rezultat pozitiv”.
Fatmir Ahmeti

About the author:

Leave a comment

Back to Top