Mustafaji: Më shihni në fazën e dytë, do të shpërthej

Mustafaji: Më shihni në fazën e dytë, do të shpërthej

Mustafaji: Më shihni në fazën e dytë, do të shpërthej

No Comments on Mustafaji: Më shihni në fazën e dytë, do të shpërthej

Erion Mustafaji premton shpërthimin e tij gjatë fazës së dytë. Sulmuesi i Shkumbinit për “Panorama Sport” deklaron se do të jetë ai protagonisti i fitoreve të peqinasve, teksa me golat e tij do të bëjë diferencën. Mustafaji është i bindur se në pjesën e dytë të kampionatit do të jetë më i suksesshëm dhe do të shënojë gola decizivë. “Ecuria e fazës së parë ishte pozitive për skuadrën tonë dhe për këto arritje merita kanë të gjithë, duke filluar që te stafi drejtues, futbollistët, e deri edhe te tifozëria që na ka mbështetur kudo. Mendoj se në përgjithësi me atë që skuadra ka dhënë e meriton pozicionin që mban në klasifikim. Të mos harrojmë që ekipet e tjera kanë zhvilluar një merkato disa herë më të mirë se ne, ndërsa ne kemi një ekip të ri”, – thotë Mustafaji. Sulmuesi nuk harron të përmendë se faza e parë për të nuk ka qenë shumë pozitive, ndaj dhe premton se në pjesën e mbetur të kampionatit do të shënojë më shumë gola për Shkumbinin. “Natyrisht që nuk jam shumë i kënaqur nga vetja, pasi për arsye të ndryshme nuk kam arritur që të shënoj shumë gola në fazën e parë. Në fazën e dytë unë premtoj se do të shpërthej dhe të jeni të bindur se do të shënoj më shumë gola, pavarësisht se primare për mua do të mbetet gjithmonë suksesi i Shkumbinit, e më pas arritjet personale”, – ka përfunduar sulmuesi Mustafaji. Sakaq, trajneri Kristaq Mile është vënë në kërkim të një ekipi për të zhvilluar një miqësore gjatë kësaj fundjave. Tekniku, ndonëse është i kënaqur me grupin, dëshiron që përpara se të bëjë vlerësimet paraprakisht të shohë Shkumbinin e tij në fushë.

About the author:

Leave a comment

Back to Top