Mustafaji, peqinasit duan 20 mijë euro

Mustafaji, peqinasit duan 20 mijë euro

Mustafaji, peqinasit duan 20 mijë euro

No Comments on Mustafaji, peqinasit duan 20 mijë euro

Shpresat e Skënderbeut për të afruar sulmuesin peqinas, Erjon Mustafaji, duket se janë shuar. Nga sa mësohet, klubi i Shkumbinit, që disponon edhe kartonin e lojtarit, ka kërkuar 20 mijë euro nga Skënderbeu. Fillimisht, drejtuesit e klubit bardhekuq kishin arritur akordin me sulmuesin, por duke qenë se ky i fundit është nën kontratë me Shkumbinin, duhej që të miratohej gjithçka nga drejtuesit peqinas. Por, nuk ka ndodhur kështu, pasi klubi bardhekaltër nuk pranoi ta lërë të lirë Mustafajin pa një dëmshpërblim për prishjen e kontratës. Burime kofidenciale pranë drejtuesve të Shkumbinit, tregojnë për “Panorama Sport” se kartoni i Mustafajit vlen 20 mijë euro. Nëse kjo shumë paguhet nga Skënderbeu, atëherë lojtari do të lihet i lirë. Megjithatë, korçarët mësohet se u kanë premtuar peqinasve tre lojtarë si shkëmbim për sulmuesin. Gjithsesi, nuk dihet nëse do të arihet kjo marëveshjeEdhe në verën e vitit të kaluar, Mustafaji ishte pranë nënshkrimit me klubin grek, PAS Janina, por Shkumbini kërkoi 40 mijë euro për kartonin. Sulmuesi i talentuar ka luajtur vetëm për skuadrën bardhekaltër, edhe pse shpeshherë ka kërkuar të largohet.

About the author:

Leave a comment

Back to Top