Mustafaji, rekordmen për kartonë

Mustafaji, rekordmen për kartonë

Mustafaji, rekordmen për kartonë

No Comments on Mustafaji, rekordmen për kartonë

Ai është sulmues, por zë vendin e parë për kartonë. Bëhet fjalë për lojtarin e Shkumbinit, Erjon Mustafaji, i cili është edhe rekordmeni absolut për sa u përket kartonëve. Qendërsulmuesi i peqinasve është ndëshkuar me 9 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq në 25 javë kampionat, çka të bën të mendosh, me një llogari të thjeshtë, se në vetëm 4-5 ndeshje ky futbollist nuk e ka parë veten në listën e të ndëshkuarve. Mustafaji është pezulluar të paktën 4 herë nga Disiplina për shkak të kartonëve, duke ndikuar edhe në lojën e skuadrës së tij, pasi trajnerit Kristaq Mile i është dashur t’i bëjë llogaritë pa të në formacion. Pas tij vjen një tjetër lojtar i Shkumbinit, senegalezi Diop si dhe kapiteni i Kamzës, Fatjon Tafaj. Që të dy këta kanë grumbulluar 13 pikë, por me afrikanin që mban një rekord më vete: numrin më të madh të kartonëve të kuq. Diopin në këtë seksion e konkurron vetëm Bici i Skënderbeut, edhe ky me tre kartonë të kuq. Madje mbrojtësi u la për një kohë të gjatë edhe në stol nga trajneri Levi, pikërisht për shkak të kartonëve të shumtë që merrte gjatë ndeshjeve të kësaj skuadre. Më pas renditja vazhdon me Mehmetajn e Apolonisë (në fazën e dytë kaloi tek Elbasani), Shametin e Tomorit dhe kapitenin e Kastriotit, Fatmir Caca. Ndërkohë bie në sy se në këtë listë janë edhe dy kapitenë të tjerë, Kuli (Dinamo) dhe Sina (Tirana), të cilët presupozohet se duhet të ishin më të kujdesshmit dhe më pak të ndëshkueshmit, pasi shihen si liderët e skuadrave të tyre, por kjo aksiomë nuk vlen për dinamovitin dhe mbrojtësin bardheblu. Ndërkaq, rekordmenët aktualë në secilën skuadër janë si më poshtë: tek Apolonia: Ledion Muça (7/1), te Bylisi: Frashëri (5/ 2), Dinamo: Kuli (9/1), Flamurtari: Lena (8/0), Kamza: F.Tafaj (7/2), Kastrioti: Caca (9/1), Laçi: Trajkoviç (7/0), Pogradeci: Çipi (9/ 0), Shkumbini: Mustafaji (9/2), Skënderbeu: Radas (8/0), Teuta: Tairi (7/0), Tirana: Sina (9/0), Tomori: Shameti (6/2) dhe Vllaznia: Smajli (11/0).

About the author:

Leave a comment

Back to Top