Mustafaji: Shkumbini do tentojë surprizën në Tiranë

Mustafaji: Shkumbini do tentojë surprizën në Tiranë

No Comments on Mustafaji: Shkumbini do tentojë surprizën në Tiranë

Erjon Mustafaji beson te kthesa dhe surpriza në kryeqytet. Sulmuesi i Shkumbinit për “Panorama Sport” shprehet optimist për takimin e javës së dytë, teksa deklaron me bindje se do t’i marrin pikë Tiranës. Sulmuesi beson se tashmë skuadra e ka harruar humbjen ndaj Teutës dhe se po mendon për sfidën e radhës, atë ndaj bardhebluve që do ta zhvillojnë në transfertë. “Kampionatin nuk e nisëm në mënyrën e duhur, pasi u mposhtëm me Teutën. E rëndësishme që nuk jemi demoralizuar, përkundrazi vazhdojmë të jemi të etur për të triumfuar. Këtë javë luajmë përballë Tiranës, skuadër e cila njihet mjaft mirë për vlerat që ka në Superligë. Pa dyshim, parashikoj një sfidë mjaft të fortë dhe jam i bindur se nëse eliminojmë gabimet e ndeshjes së parë, sigurisht që mund të dalim me pikë nga kjo transfertë. Shkumbini edhe në sezonet e shkuara e ka thënë fjalën e tij duke marrë pikë në transferta dhe përballë skuadrave të forta, ndaj edhe objektivi ynë përballë Tiranës do të jetë i njëjtë: të mos dalim pa pikë. Mendoj se me pak fat mund t’ia dalim që të kthehemi me rezultat pozitiv nga kryeqyteti. Madje nuk është çudi që të marrim edhe pikët e plota”, – përfundoi Mustafaji.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top