Mustafaji: Shkumbini është mësuar me vështirësi

Mustafaji: Shkumbini është mësuar me vështirësi

No Comments on Mustafaji: Shkumbini është mësuar me vështirësi

Futbollistët e Shkumbinit po shijojnë disa ditë pushimi pranë familjeve të tyre, ndërsa sipas programit të klubit ata do të grumbullohen më 4 janar, kur do të nisin edhe minifazën përgatitore. Sulmuesi peqinas, Erjon Mustafaji, i cili në ndeshjet e fundit për kupë nuk u aktivizua për shkak të pezullimit nga Disiplina, shpreh bindjen se Shkumbini në fazën e dytë do të jetë krejt ndryshe dhe se do të arrijë që ta sigurojë mbijetesën në Superligë. “Në radhë të parë më duhet të them se vendimi i marrë ndaj meje ka qenë disi i ashpër, por megjithatë jam i detyruar të respektoj Komisionin e Disiplinës. Gjatë kësaj periudhe që nuk kam luajtur në ndeshjet e kupës, sigurisht që kam vijuar rregullisht me seancat stërvitore, duke ruajtur formën fizike. Dihet që na pret një fazë e dytë mjaft e vështirë. Personalisht mendoj se në fazën e parë nuk jemi paraqitur ashtu siç duhet dhe kjo është reflektuar në rezultatet që kemi marrë, teksa kemi gabuar shumë, sidomos në fushën tonë. Unë besoj se faza e dytë do të jetë krejt ndryshe dhe Shkumbini do të arrijë që ta thotë fjalën e tij, ashtu siç ka bërë gjithmonë në këto vitet e fundit. Në situata të tilla kemi qenë edhe më parë dhe falë këmbënguljes sonë, ia kemi arritur qëllimit për të shpëtuar sezonin. Jam i sigurt që me disa përforcime cilësore ne do të bëhemi më të fortë dhe do të luftojmë ndaj çdo kundërshtari. Madje në fazën e dytë do të synojmë që të thyejmë edhe tabunë transfertë”, ka thënë sulmuesi për “Panorama Sport”.
Fatmir Ahmeti

Burimi: http://www.panorama-sport.com/kategoria-superiore/mustafaji-shkumbini-eshte-mesuar-me-veshtiresi/#ixzz2GRDiRfyD

About the author:

Leave a comment

Back to Top