Nastovski titullar, ja si ndryshon Shkumbini

Nastovski titullar, ja si ndryshon Shkumbini

Nastovski titullar, ja si ndryshon Shkumbini

No Comments on Nastovski titullar, ja si ndryshon Shkumbini

Shkumbini vijon përgatitjet për sfidën e radhës, të cilën do ta zhvillojë në transfertë përballë skuadrës së Apolonisë. Trajneri Mile po ndjek një program të detajuar stërvitor, duke kërkuar disiplinë dhe përkushtim nga të gjithë futbollistët që ka në përbërje të ekipit, përfshi këtu edhe ata të rinj të cilët pretendohet të jenë e ardhmja e skuadrës. Klubi bardhekaltër në këtë sezon ka ndjekur një strategji të re, duke i besuar më shumë elementeve vendës dhe duke reduktuar në maksimum prurjet me futbollistë nga kampionatet e huaja. Kështu, pas mbrojtësit afrikan që ishte pjesë e skuadrës që prej fillimit të sezonit, peqinasit afruan në merkaton e janarit edhe mesfushorin maqedonas Kliment Nastovski, që është prurja e vetme në këtë fazë të dytë. Mesfushori maqedonas me shumë gjasa pritet të bëjë prezantimin e tij të parë zyrtar në skuadrën e Shkumbinit pikërisht në sfidën ndaj fierakëve, takim që do të luhet më 3 mars. Nastovski pritet ta nisë si titullar, pasi në mesfushë do të mungojë mesfushori i ri peqinas Albano Isaji, i cili është pezulluar për shkak kartonësh.

About the author:

Leave a comment

Back to Top