Wednesday, February 8th, 2012

Ndërpritet ndeshja Besa-Skënderbeu, revoltë e tifozëve kavajas për penalltinë

Published on August 23, 2010 by   ·   No Comments

Nuk paskëshin qenë asgjë shishet e hedhura dje në stadiumin e Elbasanit, sepse një ditë më pas, në Kavajë, ndeshja e shumëpritur, e lënë për të hënën, si “qershia mbi tortë“ për nisjen e kampionatit të ri, ka dhënë sinjale të frikshme. Se dhuna dhe kontestimet ne kampionatin shqiptar nuk dinë të ndalen. Madje, teksa kjo ndodh që në javën e parë të një kampionati të ri, imagjinoni se cfarë sinoptike mund të hamendësojë kushdo. Futbolli shqiptar ka marrë një tjetër goditje, nga ato që lënë njolla të shëmtuara në vendet e tjera, por në Shqipëri përsëriten aq shpesh, madje që në nisje të një kampionati të ri, sa vjen më e udhës shprehja “cudia më e madhe zgjat tri ditë“. Po cfarë ka ndodhur realisht. Një ndeshje e luftuar fort, mes dy skuadrave, Besës vendase dhe Skënderbeut të Korcës, në tapetin e ri të fushës së stadiumit të Kavajës, i cili, cuditërisht, vend-vende ishte i djegur, sikur të kishte vite i shtruar. Sidoqoftë, nuk ka caluar në këtë aspekt kjo ndeshje, por tek gjykimi, i cili ka provokuar një “Vaterlo“ të vërtetë në Kavajë, teksa mijërat e tifozëve, rreth 8 mijë të tillë, kanë tentuar të pushtojnë fushën e blertë. Por policia, edhe pse e gjendur në një situatë të vështirë, ka arritur ta mbajë të paarritshme fushën e stadiumit të Kavajës. Aty ku lojtarët e të dyja skuadrave, vetë shefi i garave në FSHF, Ilir Shulku, gjyqtarë e vëzhgues të ndeshjes, po merrnin e jepnin për ta vijuar ndeshjen. E cila është ndërprerë në minutën e 87-të, për të mos vijuar më. Edhe pse është pritur e tentuar për më shumë se gjysmë ore, që loja të vijonte dhe të mbaronte sipas rregullave përkatëse. Tifozët kavajas, të irrituar në maksimum, nuk e kanë lejuar këtë gjë, sepse nga të katër anët kanë vërshuar gurë, shishe plastike uji dhe sende të tjera të forta drejt fushës. Aty ku gjyqtarët nuk kishin asnjë shans për të vijuar normalisht ndeshjen, ndaj e kanë mbyllur para kohe. Duke qenë vetë ata, shkaktarët e këtij irritimi. Pikërisht në minutën e 87-të, kur Skënderbeu po udhëhiqte ndeshjen 1-0, me eurogolin e Markovicit, në zonën korcare ka një rast të diskutueshëm. Nga pamjet televizive, në përsëritje, dukej se ishte konsumuar një penallti, sepse ndaj sulmuesit kavajas ishte ndërhyrë në mënyrë të parregullt. Por, kur të gjithë menduan penallti për Besën, kryesori Albano Janku nuk ka menduar keshtu, ndaj ka bërë shenjë për vazhdimin e lojës. Aq ka mjaftuar që lojtarët e Besës t’i vërsulen gjyqtarit, duke i kërkuar llogari për këtë mosdhënie penalltie, ndërsa stadiumi është ngritur në këmbë, me fyerje në kor ndaj Jankut. Për të mos u ulur dhe qetësuar më, përkundrazi, kanë filluar të godasin me gurë dhe sende të tjera të forta drejt fushës. Ku ka qenë e pamundur për të vijuar më tej ndeshja. Policia ka mundësuar mosinvadimin e fushës nga turma e madhe e tifozëve, të cilët e kanë tentuar këtë gjë, por pa ia arritur dot. Drejtuesit e federatës (i pranishëm në tribunën VIP të stadiumit kavajas ka qenë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në mes dy presidentëve respektivë, Agim Zeqo dhe Nexhat Bizhdili) kanë përdorur të gjitha mënyrat për të bërë të mundur vazhdimin e lojës, duke përdorur pjesëtarë të stafit teknik dhe lojtarë të skuadrës vendase për qetësimin e publikut, por tifozët e pranishëm në stadium nuk ka lejuar kurrsesi për këtë gjë. Dukej qartë se tërë mllefin e tyre e kishin me kryesorin e ndeshjes, Albano Janku. Sipas tyre, ky gjyqtar kishte ardhur në Kavajë për t’i dhënë fitoren Skënderbeut, mjaft i përfolur kohët e fundit për përkrahjen e pushtetarëve, por edhe të segmenteve të caktuara në FSHF. Dicka që po kthehet në bumerang për Skënderbeun, i cili provoi që në ndeshjen e parë të kampionatit të ri revoltën e tifozërisë kavajase. Që e ndërpreu ndeshjen, ashtu sic ka bërë edhe para disa sezonesh, në fakt, gjatë një ndeshjeje mes Besës dhe Elbasanit, kur verdheblutë fitonin në Kavajë, të toleruar nga vendasit, dhe dilnin kampionë të vendit. Por një gjë e tillë ndodhte në fundin e kampionatit, jo qysh në javën e parë, si këtë herë, cka tregon se futbolli shqiptar jo vetëm nuk po gjen karar, por po bëhet shkas për revolta popullore, sikurse ishte kjo e tifozërisë verdhezi, pavarësisht se nuk pati të plagosur e viktima, si në revoltat e tjera.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • besa kavaje dhuna
  • besa kavajes futboll
  • skuadra e kavajes
  • nexhat bizhdili
  • nexhat bishdili
  • dhuna ne stadiumi
  • laci skenderbeu ndeshja#sclient=psy-ab
  • lojtaret e kavajes
  • albano janku
  • shkumbini besa dhune

Tags: , , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics